Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Thirrja e fortë e të moshuarit për intelektualët: Reagoni, heshtja juaj mund të jetë më e rëndë se fjala e të ligjve

P
Piranjat29 July 2026, 20:12 · 2 min lexim
Thirrja e fortë e të moshuarit për intelektualët: Reagoni,

Gjatë protestës kundër qeverisë, një qytetar i moshuar ka bërë apel për reagim nga intelektualët, pedagogët, mësuesit dhe shoqëria civile, duke kërkuar që të mos heshtin përballë situatës politike në vend. Ai tha se heshtja e njerëzve me zë në shoqëri mund të ketë pasoja të rënda dhe u bëri thirrje atyre që të shprehen publikisht.“Kam një thirrje për njerëzit e mençur të këtij vendi: të flasin, sepse heshtja e tyre mund të jetë më e keqe se veprimet e njerëzve të këqij”, u shpreh ai.

Qytetari iu drejtua gjithashtu prindërve, duke ngritur shqetësimin për të ardhmen e të rinjve dhe mundësitë e punësimit për fëmijët e tyre.

“Si do të ndihen prindërit kur fëmijët e tyre të mos gjejnë punë?”, tha ai, duke bërë apel edhe për pedagogët dhe mësuesit që të reagojnë për të ardhmen e brezave të rinj.

Ai falënderoi të rinjtë që, sipas tij, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në nisjen dhe vazhdimin e protestës.

Gjatë fjalës së tij, qytetari komentoi edhe përplasjet politike në vend, duke kritikuar lidhjet mes figurave kryesore politike dhe duke thënë se shumë prej vendimeve të rëndësishme për Shqipërinë janë marrë nga të njëjtët aktorë politikë ndër vite.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.