Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Ti pa mua nuk bën” - Historia e dashurisë së studentes me bashkëfshatarin e saj, që u kthye në një dramë me dy viktima

P
Piranjat24 July 2026, 19:22 · 3 min lexim
“Ti pa mua nuk bën” - Historia e dashurisë së

Jo në pak raste kemi dëgjuar krime që pasojnë një ndarje apo refuzim.Në të shumtën e tyre, burrat janë ata që nuk e pranojnë dot fundin e një marrëdhënie dhe kësisoj arrijnë të shkrepin armën apo të kryejnë akte të tjera makabre. E tillë, fatkeqësisht, është edhe historia e një vajze dhe 35-vjeçarit Ferit Buzi (i njohur ndryshe si Nertili), të dy nga fshati Vidhisht i Roskovecit.

Ata u fejuan kohë më parë. Siç kanë rrëfyer të afërmit e vajzës, bashkëjetuan në Tiranë për një periudhë, pasi 24-vjeçarja po studionte për Infermieri.Mirëpo, për shkaqe që ende nuk janë qartësuar plotësisht, e reja vendos t’i japë fund lidhjes. Kaq mjaftoi që ajo të ishte vazhdimisht nën kërcënimet me armë të ish-partnerit, aq sa u detyrua të lërë universitetin dhe të rikthehet në fshatin e lindjes.

Po as atje nuk do të kishte qetësi për të. Nertili, siç tregojnë të afërmit e vajzës, është arrestuar e liruar disa herë. Madje, së fundmi, ishte nën masën e arrestit në shtëpi.

“Ti pa mua nuk bën”, mësohet se i thoshte ai shpesh 24-vjeçares. Kështu, rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, ai shkon në shtëpinë e saj dhe i vret me armë zjarri të atin, 58-vjeçarin Kosta Plaka dhe i plagos nënën, e cila aktualisht ndodhet në spital.

Ulërimat u dëgjuan nga të afërmit e familjes, që jetonin aty pranë, por askush nuk guxoi të futej brenda sepse 35-vjeçari kërcënonte se “do i vriste të gjithë”.

Mori ish të fejuarën dhe me automjetin e parkuar mbrapa shtëpisë u largua, pa harruar armën e gjahut.Pas disa orësh kërkime, Policia e lokalizoi atë dhe e reja i shpëtoi rrëmbimit. Buzi sakaq, i dha fund jetës së vet.

Ngjarja në Roskovec na dëshmon edhe një herë se tragjikja paraprihet nga presioni psikologjik, kontrolli dhe frika, që mbeten të paadresuara në kohë./voxnews

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.