Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

'Tigrat' e Vlorës prodhuan vetëm 1% të energjisë neto, por marrin miliona euro qira

P
Piranjat10 April 2026, 07:58 · 3 min lexim
'Tigrat' e Vlorës prodhuan vetëm 1% të energjisë

Kur kriza e energjisë në fund të vitit 2021 u duk qartë në horizont qeveria shqiptare shpalli garën për të marrë me qira asete termike për të prodhuar një pjesë të energjisë me naftë.

Kjo procedurë rezultoi me “Dy Tigra” (termocentrale lundrues ne anije) që u vendosën në Vlorë në vjeshtën e vitit 2022.

Në fakt në atë kohë ende kjo blerje justifikohej me çmimet e larta të energjisë që në gusht 2022 arritën nivel rekord. Por teksa vitet kaluan dhe kriza u zbeh, dy termocentralet lundrues nuk u vunë asnjëherë në punë në formë të plotë për të justifikuar koston e tyre miliona euroshe dhe që asnjëherë nuk është bërë zyrtarisht e qartë.

Por të dhënat e fundit të Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se në vitin 2025 dy termoncetralet prodhuan 77 mijë MWh energji. Kjo sasi përfaqëson vetëm 1 për qind të prodhimit neto vendas që ishte 7.44 milionë MWh.

Këto termocentrale raportohen si një nga asetet nën varësinë e KESH i cili zotëron gjithashtu tre hidrocentrale të Kaskadës së Lumit Drin, Termocentralin e Vlorës, si dhe impiantin fotovoltaik “Qyrsaq.

Kapaciteti total i instaluar në zotërim nga KESH sh.a. arrin në rreth 1,563 MW, nga të cilat kapaciteti i instaluar i HEC-ve në Kaskadën e Lumit Drin është 1,350 MW, TEC-i i Vlorës 98 MW, termocentralet lundruese Tigri 1 & Tigri 3 me kapacitet 110 MW, si dhe ai i impiantit.

Kostoja e lartë e prodhimit të energjisë

Prodhimi i energjisë nga gjeneruesit termikë ka rezultuar gjithmonë i shtrenjtë në raport më format e tjera duke e zhvlerësuar leverdishmërinë e një hapi të tillë.

Në një skenar për situatën energjetike gjatë 2023 të dhënat zyrtare tregonin se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të kushtonte 165 milionë euro. Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh diçka që nuk u materializua asnjëherë.

Vlera e gjeneruesve termikë vlerësohet 15 milionë euro teksa qiraja për një periudhë 2 vjeçare llogaritej në 46 milionë dollarë por kjo tashmë është rritur ndjeshëm duke pasur parasysh që afati që gjeneruesit mbeten të ankoruar në Vlorë është tejkaluar./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.