Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

P
Piranjat21 September 2026, 13:05 · 5 min lexim
Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe

Tirana rezulton me një nga raportet më të pafavorshme mes kostos dhe cilësisë së jetës në një krahasim të ri të 100 qyteteve në botë. Në këtë renditje, kryeqyteti shqiptar rezulton në vend të katërt nga fundi.

Konkretisht, ai rezulton në përqindjen e 6-të për cilësinë e jetës, ndërsa për koston e jetesës arrin në përqindjen e 39-të.

Kjo do të thotë se, megjithëse Tirana mbetet nën mesataren globale të kostove në këtë krahasim, avantazhi i çmimeve nuk shoqërohet me një nivel proporcionalisht më të lartë të cilësisë së jetesës.

Renditja bazohet në të dhënat e Numbeo për vitin 2026 dhe krahason 100 qytete, ndërsa percentilet janë llogaritur kundrejt një baze më të gjerë prej 306 qytetesh.

Për cilësinë e jetës, analiza ka hequr komponentët e lidhur drejtpërdrejt me çmimet, në mënyrë që përballueshmëria të mos llogaritet dy herë. Vlerësimi mbështetet te faktorë të tillë si siguria, kujdesi shëndetësor, trafiku, ndotja dhe klima.

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe

Krahasimi me Serbinë nxjerr më qartë pozicionin e dobët të Tiranës. Tirana dhe Beogradi kanë saktësisht të njëjtin pozicion për koston e jetesës, në përqindjen e 39-të, por diferenca në cilësinë e jetës është e ndjeshme: Beogradi ndodhet në përqindjen e 22-të, kundrejt vetëm 6-të për Tiranën.

Pra, me një nivel relativ kostosh të njëjtë në këtë metodologji, kryeqyteti serb pozicionohet 16 pikë përqindje më lart për cilësinë e jetës. Edhe të dhënat bazë të Numbeo për vitin 2026 e vendosin indeksin e përgjithshëm të cilësisë së jetës në 121.6 për Beogradin, kundrejt 97.5 për Tiranën.

Në nivel global, vetëm 18 nga 100 qytetet e analizuara arrijnë kombinimin që konsiderohet më i favorshëm: kosto jetese nën medianë dhe cilësi jete mbi medianë. Në këtë grup spikasin qytetet europiane, mes tyre Split, Porto, Valencia, Praga, Lisbona, Bratislava, Riga dhe Varna.

Spliti, për shembull, arrin përqindjen e 97-të për cilësinë e jetës, por vetëm të 49-in për koston; Porto është në përqindjen e 96-të për cilësinë dhe të 41-in për koston, ndërsa Valencia në të 93-in dhe të 43-in respektivisht.

Në skajin tjetër janë disa prej metropoleve më të mëdha amerikane. Nju Jorku ndodhet në përqindjen e 100-të për koston e jetesës, por vetëm në të 20-in për cilësinë e jetës, ndërsa Los Anxhelosi është në përqindjen e 95-të për koston dhe të 10-in për cilësinë. Chicago, San Francisco, Las Vegas dhe Houston gjithashtu futen në zonën që analiza e klasifikon si raport të pafavorshëm mes çmimeve dhe cilësisë së jetës.

Të dhënat tregojnë se një qytet i lirë nuk është automatikisht një qytet me raport të mirë kosto–jetesë. Shërbimet shëndetësore, siguria, transporti, ndotja dhe koha e humbur në trafik mund të neutralizojnë avantazhin e çmimeve më të ulëta.

Ky është edhe rasti i Tiranës: kostot janë nën mesataren e bazës së krahasimit, por cilësia e jetës mbetet shumë më pranë fundit të shpërndarjes.

Megjithatë, renditja duhet lexuar si tregues krahasues dhe jo si matje absolute e mirëqenies. Numbeo mbështetet në të dhëna të kontribuuara nga përdoruesit, ndaj rezultatet mund të ndikohen nga numri dhe profili i raportuesve në secilin qytet.

Vetë baza e Numbeo për vitin 2026 e rendit Tiranën me indeks të cilësisë së jetës 97.5, ndër nivelet më të ulëta të qyteteve evropiane të përfshira në renditje./Ekofin

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.