Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

Tirana ndizet nga protestat, Edi dhe Linda Rama fluturojnë me charterin luksoz drejt Turqisë

P
Piranjat 7 July 2026, 17:59 · 4 min lexim
Tirana ndizet nga protestat, Edi dhe Linda Rama fluturojnë me charterin

Teksa protestat kundër qeverisë kanë hyrë në javën e gjashtë, me mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës duke e akuzuar për korrupsion, kapje të shtetit dhe rritje të pabarazisë sociale, kryeministri shqiptar mbërriti këtë të martë në Ankara me një avion privat të kompanisë ndërkombëtare VistaJet, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pamjet e publikuara nga agjencia turke Anadolu e tregojnë Ramën teksa zbret nga avioni privat në aeroportin Esenboğa, ku u prit nga ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat, për të marrë pjesë në Samitin e 36-të të NATO-s.

Tirana ndizet nga protestat, Edi dhe Linda Rama fluturojnë me charterin

Përdorimi i charter-it luksoz vjen në një moment delikat politik, jo vetëm për protestat që kërkojnë më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria, por edhe se Rama ka një histori dëshirash të kushtueshme, që kanë ushqyer debatin publik për vite me radhë. Pak para se të nisej për në Turqi, Rama pranoi publikisht se shteti shqiptar ka financuar me 4 milionë euro koncertin e reperit amerikan Ye (Kanye West), duke e cilësuar këtë si një “investim për turizmin”.

Ndër shpenzimet që ka provokuar më shumë polemika është gjithashtu projekti i njohur si “Kopshti Eden” brenda në godinën e kryeministrisë, me një vlerë rreth 4 milionë euro, ndërsa më parë kanë tronditur dëshmitë për konsumin e një shisheje vere me vlerë 33 mijë euro në takimet private të Edi Ramës me Ergys Agasin.

Tirana ndizet nga protestat, Edi dhe Linda Rama fluturojnë me charterin

Avioni me të cilin udhëtoi Rama i përket VistaJet, një prej operatorëve më të mëdhenj në botë të aviacionit privat. Kompania ofron fluturime me avionë charter luksozë për drejtues shtetesh, biznesmenë, korporata dhe klientë me pasuri shumë të lartë, përmes programeve të anëtarësimit ose rezervimeve private. Flota e saj përbëhet kryesisht nga avionë Bombardier Challenger dhe Bombardier Global.

Një fluturim privat nga Tirana në Ankara zgjat rreth 1 orë e 40 minuta deri në 2 orë, ndërsa tarifat bazë të VistaJet variojnë zakonisht nga 11 mijë deri në 15 mijë dollarë për orë fluturimi, në varësi të modelit të avionit. Vetëm kostoja e vlerësuar e fluturimit për itinerarin Tiranë–Ankara llogaritet mes 18.300 dhe 25.000 dollarëve amerikanë për një drejtim, pa përfshirë tarifat aeroportuale, shërbimet në tokë apo kostot shtesë.

Tirana ndizet nga protestat, Edi dhe Linda Rama fluturojnë me charterin

Kjo nuk është hera e parë që mënyra e udhëtimit të kryeministrit bëhet objekt debati. Në vitet e kaluara, Rama udhëtonte në vizitat zyrtare me avionët e Air Albania, në bazë të një marrëveshjeje sekrete me kompaninë. Më pas, Air Albania falimentoi duke i mbetur borxh shtetit shqiptar disa dhjetëra miliona euro taksa të papaguara dhe duke ndërprerë shërbimet për kryeministrin.

Në këtë situatë, udhëtimi me një avion privat luksi nga kryeministri i vendit më të varfër të Evropës tregon se pavarësisht presionit publik, asgjë nuk ka ndryshuar te Edi Rama. Ai duket se e ka të pamundur të ndahet nga privilegjet që i ofron pushteti, edhe kur dhjetëra mijëra protestues po ngrenë zërin për një Shqipëri ku shumë qytetarë përballen me koston e lartë të jetesës, mungesën e barnave në spitale, emigracionin dhe vështirësinë për të përballuar shpenzimet bazë./ Lapsi.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.