Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Krujë, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Ka nisur që në orët e para të mëngjesit ndërhyrja intensive nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit. Puna ka vijuar pand&e...
Ka nisur që në orët e para të mëngjesit ndërhyrja intensive nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit. Puna ka vijuar pand&e...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e 9 gushtit në Shkodër. Rreth orës 22:20, në lagjen &l...
Dy kompani shtetërore, “Ujesjellës dhe kanalizime Tiranë” dhe prodhuesi i kartave të identitetit “Identitek”, q&eu...
Qeveria planifikon të forcojnë kontrollin teknik periodik dhe inspektimet në rrugë, pasi Strategjia Kombëtare për Sigurinë ...
Ditën e sotme (10 gusht) vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta...
Sivjet prodhimi vendas i qumështit ka shënuar rritje, si rezultat i zgjerimit të fermave të mëdha dhe përmirësimit të ...
Dashi Monotonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gjithë kohës te m&e...
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një video e dërguar në redaksinë e Piranjat News, tregon momentin ku shfaqet organizatori grek i eventeve dhe menaxheri i marrëdhë...
Situata me zjarret vijon të jetë problematike në Mallakastër, veçanërisht në krahun e Drenies, ku era e fortë e nisu...

Dy kompani shtetërore, “Ujesjellës dhe kanalizime Tiranë” dhe prodhuesi i kartave të identitetit “Identitek”, që si qëllim parësor kanë ofrimin e shërbimeve ndaj publikut, janë kthyer në fakt në makineri të mëdha fitimi për shtetin dhe nuk i kanalizojnë këto fitime në ulje të tarifave për konsumatorët.
Sipas të dhënave të publikuara në raportet vjetore, Ujësjellës-Kanalizime i Tiranës raportoi të ardhura prej 4.5 miliardë lekësh në vitin 2025, me rritje të letë prej 2.7%. Fitimi para taksave u rrit ndjeshëm me gati 30%, në 1.5 miliardë lekë (rreth 16 milionë euro).
Edhe kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave, “Identitek”, e cila ka vijuar aktivitetin e koncesionarit “Aleat”, ka raportuar të ardhura prej 3.5 miliardë lekësh në 2025-n, me rënie vjetore prej 3.8%. Edhe në këtë rast, 2025-a ka qenë pozitiv për fitimet që kanë arritur në gati 1.8 miliardë lekë (rreth 19 milionë euro), me rritje 10% nga viti i mëparshëm.
Të dy operatorët shtetërorë kanë fituar së bashku rreth 3.3 miliardë lekë, ose gati 35 milionë euro në 2025-n.
Normat e fitimit të tyre luhaten në 30-50%, shumë më të larta sesa mesatarja e tregut, që luhatet në rreth 9-10%, sipas INSTAT.
Në praktikën ndërkombëtare, kompanitë që ofrojnë shërbime publike në kushte monopoli zakonisht rregullohen me parimin që tarifat të mbulojnë kostot e shërbimit, investimet e nevojshme dhe një kthim të arsyeshëm, por jo të prodhojnë norma të larta fitimi të shkëputura nga cilësia e shërbimit.
Në sektorin e ujit psh, OECD e vendos theksin te balanca mes rikuperimit të kostove, qëndrueshmërisë financiare dhe përballueshmërisë së tarifave për konsumatorët
Ujësjellësi i Tiranës, normë fitimi 33%, por nuk ka ujë 24 orë në ditë
Ujësjellës-kanalizime i Tiranës raportoi një normë fitimi prej 33% në 2025-n, ndërsa në vlerë fitimi arriti rekord, që nga 2018-a. Niveli më i lartë i fitimeve para taksave deri tani ishte në 2023-n, në gati 1.3 miliardë lekë.
Në vitin 2018, çmimi i ujit në Tiranë u rrit mesatarisht me 44%. Nga ai vit, që përkon dhe me kohën, kur filloi të operaonte si e vetme, pas ndarjes me Kamzën dhe Vorën, Ujësjellësi Tiranë raporton fitime prej 10-12 milionë euro në vit (përveç 2020-s).
Në atë kohë, rritja e çmimit u argumentua atëherë me nevojën për të përmirësuar gjendjen financiare të UKT-së dhe për të financuar investime që synonin furnizimin e Tiranës me ujë 24 orë në ditë brenda pesë viteve.
Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Ujit tregojnë se objektivi nuk u realizua. Në vitin 2024, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë raportonte mesatarisht vetëm 17 orë furnizim me ujë në ditë, një nivel i pandryshuar nga 2022 dhe 2023, por shumë zona kanë ujë vetëm disa orë në ditë.
Fitimi kumulativ para taksave i ujësjellësit nga 2018-a arrin në rreth 9.1 miliardë lekë në 2018-2025.
Qytetarët ndërkohë detyrohen të blejnë ujin e pijshëm për shkak të cilësisë së dobët të ujit të rubinetit.
“Identitek” fiton gjysmën e shpenzimeve të publikut për karta identiteti
“Identitek2 kishte një kthim edhe më të lartë prej 51%, që do të thotë që për çdo 100 lekë që arkëtohen nga ata që duan të marrin një pashaportë apo kartë identiteti, 51 lekë janë fitime të kompanisë.
“Identitek” filloi aktivitetin e prodhimit të kartave të identitetit në vitin 2023, pas përfundimit të koncesionit të kompanisë franceze, “Aleat”. “Identitek” ia ka kaluar dhe koncesionarit, që në vitin e tij më të mirë, në 2021-n, kishte një normë fitimi prej 40%, teksa arriti të ardhura prej 5.5 miliardë lekësh.
Shtetasit shqiptarë kanë ndërkohë kostot më të larta në rajon për marrjen e pasaportave dhe kartave të identitetit. Në Shqipëri për të marrë një pasaportë biometrike duhen paguar 7500 lekë, ose rreth 75 euro.
Me afat të përshpejtuar, për 2-3 ditë, tarifa rritet në 18 mijë lekë (rreth 180 euro).
Mesatarja europiane luhatet në rreth 70–80 euro, pra dukshëm më e lartë se vendet e Ballkanit Perëndimor, ku çmimet janë mes 30–40 euro, përveç Shqipërisë që është shumë më pranë mesatares së BE-së./Monitor
Ka dokumente që vlejnë më shumë se një arkiv i tërë. Një kartolinë e vogël, e shkruar me dorë më 1...
Qeveria planifikon të forcojnë kontrollin teknik periodik dhe inspektimet në rrugë, pasi Strategjia Kombëtare për Sigurinë ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 79.7 lekë, në shitje me 81.1 lekë. Euro do të blihet me 92...
Ditën e sotme (10 gusht) vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta...
Sivjet prodhimi vendas i qumështit ka shënuar rritje, si rezultat i zgjerimit të fermave të mëdha dhe përmirësimit të ...
Një hetim i bërë nga stacioni televiziv britanik i lajmeve Sky News, zbulon modelin e biznesit që aplikojnë trafikantët shqiptar&e...
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku tre persona d...
Gjatë marshimit në kuadër të protestës së 71 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët janë ndalur...
Marshimi në ditën e 71-të e tubimit në Tiranë është zhvendosur përpara ambasadës serbe dhe asaj ukrainase. Gjat&eu...