Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

Tjetër atentat ndaj Noizyt? I vendoset eksploziv biznesit të reperit në Durrës

P
Piranjat 8 August 2026, 14:55 · 2 min lexim
Tjetër atentat ndaj Noizyt? I vendoset eksploziv biznesit të reperit

Një tjetër episod është regjistruar pranë një prej bizneseve të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy. Një sasi e vogël e dyshuar lënde eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit pranë derës së dyqanit të tij në zonën e Plazhit në Durrës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Durrësit bëri me dije se ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13, Plazh, ku pranë derës së një biznesi në pronësi të shtetasit Rigels Rajku  është konstatuar një sasi e dyshuar lënde eksplozive, e cila nuk kishte shpërthyer.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Aktualisht vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Nuk është hera e parë që një biznes i lidhur me familjen Rajku bëhet objekt i një ngjarjeje të tillë.

Një precedent i ngjashëm u regjistrua më 8 qershor 2022, kur një atentat me lëndë plasëse shkatërroi pjesën ballore të butikut “Illyrian” në Durrës, biznes i lidhur me familjen e Rigels Rajkut.

Ngjarja e vitit 2022 mori vëmendje të gjerë edhe për shkak të përplasjeve publike të asaj kohe mes Kleviol Ahmetit, i njohur si Cllevio Serbiano, dhe Rigels Rajkut, Noizy.

Atentati është përfshirë më vonë në një dosje të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj grupit të Laert Haxhiut. Në dokumentet e Prokurorisë së Posaçme, ngjarja e 8 qershorit 2022 është evidentuar si “shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bashkim Rajkut dhe Rigels Rajkut.

Në kuadër të kësaj dosjeje, Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Laert Haxhiut dhe bashkëpunëtorëve të tij një sërë akuzash, mes tyre “shkatërrim i pronës me eksploziv”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, si dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.