Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Tjetër skandal tek Onkologjiku/ Pacientes i shtyhet kimioterapia, mungojnë ilaçet

P
Piranjat13 July 2026, 16:26 · 2 min lexim
Tjetër skandal tek Onkologjiku/ Pacientes i shtyhet kimioterapia,

Një qytetare ka denoncuar një situatë shqetësuese në Spitalin Onkologjik në Tiranë, ku nëna e saj nuk ka mundur të kryejë seancën e planifikuar të kimioterapisë për shkak të mungesës së medikamentit Bevacizumab (Avastin). Sipas saj, nëna ndjek trajtimin me kimioterapi çdo 21 ditë prej një viti, pa ndërprerje. Ditën e sotme, familjarët kanë lënë angazhimet e tyre për ta shoqëruar në spital, por atje janë njoftuar se ilaçi nuk ishte në dispozicion.

Ajo thotë se stafi i ka komunikuar se ishte bërë një përpjekje për t’i telefonuar që të mos paraqiteshin, por më pas ka rezultuar se numri i telefonit ishte regjistruar gabim. Qytetarja shprehet se nëna e saj ndodhet në gjendje të rëndë dhe shtyrja e kimioterapisë mund të ketë pasoja serioze për trajtimin e saj. Ajo shton se familja nuk ka mundësi financiare për të blerë vetë ilaçin, i cili kushton rreth 800 mijë lekë të vjetra.

Denoncimi:

Pershendetje!Shpresoj qe te ma besh kete postin te lutem .Sot isha te onkologjiku ne tiran sepse kishte kimon mami per te bere. Qe i ben cdo 21 dit dhe i kam then per 1 vit do ti besh pa nderprer .Lash punen dhe e qova ,shkoj atje nuk ka ilaq si do shkoj kjo puna jone .Po me thoshin ju kemi telefonuar qe mos te vinit ,e kontrrolloj numrin dhe ma kishin shkrujt gabim !

Nuk din kujt ti drejtohesh ne kete vend .Ajo eshte ne gjendje te rend si mundesh ti lesh kimon pa bere dhe tja shtysh !Ajo ska mundesi te shkoje ta bleje qe na thojne shko e blie 800 mi lek qe mezi po han nje cop buke !Ju lutem ju lutem te reflektoje ky shtet i qelbur per spitalet dhe te semurit ju lutem !

Se po vdesin cdo dit njerez nga ky njeri qe shkon dhe ben show per muzik dhe nuk investon tek spitalet per te semuret !Faleminderit nese e postoni Bevacizumab(Avastin) quhet ilaci Por po ta blej i kushton 800 mi lek.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.