Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët ndaj personave të përfshirë në hetimin për tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Durrësit
Gjyqtari i seancës vendosi vijimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për Shaqir Sheshin, Arianit Matajn dhe Besnik Xhafën, që dyshohen për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Po ashtu, gjykata la në fuqi masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Fiqeret Xhafës, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Me të njëjtën masë sigurie do të vijojnë të hetohen edhe Jonida Mergeja, Leandro Dervishi dhe Artur Çobani, të tre staf të Kadastrës së Durrësit, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Hetimi për këtë çështje ka nisur në vitin 2022. Në kuadër të procedimit penal, Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestron preventive mbi 13 parcela toke, të dyshuara se janë përfshirë në skemën e tjetërsimit të paligjshëm.
Ndërkohë, ende nuk janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara në mungesë për katër persona. Tre prej tyre janë ish-zyrtarë të Kadastrës, ndërsa i katërti është një përfitues i dyshuar nga skema e tjetërsimit të pronave.
Gjithashtu, mbetet e paekzekutuar edhe një masë “Arrest në shtëpi”, e caktuar ndaj një tjetër personi të dyshuar si përfitues në këtë çështje.
Lexo edhe
AKTUALITET
Detaje nga vrasja e Eglant Koçit/ Si u fsheh autori Armand Shakaj në Elbasan duke ndryshuar pamjen

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

“Sy të nxirë e flokë të shkulur”/ Babai i 17-vjeçares së dhunuar: Policia nuk mori masa, mjekët i bënë një serum dhe e përcollën ...

Takimi i Arubës/ Avokati i njohur publikon emrat e zyrtarëve të Ramës që morën pjesë

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika





