Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Tjetërsimi i tokave në Livadhe të Himarës, GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro!

P
Piranjat25 March 2026, 13:42 · 2 min lexim
Tjetërsimi i tokave në Livadhe të Himarës, GJKKO lë

Nuk ka asnjë ndryshim verdikti për ish-kryebashkiakun e Himarës, në lidhje me dosjen penale të tjetërsimit të tokave në Livadhe.

Apeli ka lënë sot (25 mars) në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO, për dënimin me 2 vite burg të Jorgo Goros. Ky i fundit fitoi lirinë më 29 gusht të vitit që lamë pas.

Ai u dënua me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai vuajti 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

Dënimi ndaj tij parashikoi po ashtu edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Jorgo Goro u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre, vepër e kryer në mënyrë të përsëritur, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në Livadhe, në Bashkinë e Himarës.

GJKKO e dënoi më 30 korrik 2025 me 2 vite burg e për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje dënimi në 1 vit e 4 muaj për tu liruar më pas më 29 gusht 2025.

Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Ish-kryebashkiaku u dënua pasi përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara, duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin.

Në total përllogaritet rreth 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, për të cilën GJKKO vendosi konfiskimin për llogari të shtetit.

Gjithashtu gjykata konfiskoi edhe apartamentin rreth 81 m katrorë që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula si  pronë e fshehur e ish-kryebashkiakut. Jorgo Goro ka edhe një tjetër dosje penale në ngarkim, për tjetërsimin e një toke në Livadhe të Himarës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.