'T’ju vijë turp!'/ Blogeri italian ‘shpërthen’ ndaj qeverisë Rama: Pensionistët 100 euro për të jetuar, ju në luks

Një bloger italian i cili identifikohet në rrjetet sociale si Lambrenedetto XVI denoncon me zë të lartë të vërtetën e hidhur të pensionistëve shqiptarë.
I njëjti bloger Italian i cili vite më parë promovoi Shqipërinë tek italianët për bukuritë e saj sot në një video të publikuar pak ditë më parë denoncon të vërtetën bardh e zi, përtej propagandës së qeverisë për Shqipërinë, nivelin shumë të ulët të pensioneve me të cilët kjo qeveri detyron shqiptarët të jetojnë në një kohë që kostoja e jetesës është shumë e lartë.
Fjala e Lambrenedetto XVI e përkthyer në shqip
Unë jam një nga italianët që kanë bërë që Shqipëria të njihet në Itali për bukurinë e saj.
Shumë shqiptarë fëmijë të gjeneratës së dytë që kanë lindur në perëndim, nuk e dinë, por dhe italianë nuk e di.
A e dini që pensionet në Shqipëri janë 80 =- 100 euro -150 euro në muaj. Ky është pensioni mesatar në një vend ku ti shkon në supermarket ku kushton më shumë se në Itali. Ku benzina është 2 euro litri dhe pensioni 100 euro. Po tallemi. Dmth me 2 mbushje benzinë iku pensioni. Pra kemi pensionistë dhe pensioniste që kanë punuar një jetë dhe qeveria i jep një ‘mizerie’. Po si mund të jetojnë këta njerëz?
Disa mund të kultivojnë në baçe, ose kanë njerëz që jetojnë jashtë. Por nëse nuk i kanë këta njerëz që I dërgojnë diçka ata mund të vdesin. 100 euro pension në një vend ku jeta nuk është ekonomike. Po qeveria çfarë dreqin bëri gjatë këtyre viteve për këta njerëz?
Është e mundur që politikanët shqiptarët që lëvizin me makina luksoze,me veshje firmato dhe me bark të madh, se nuk më duken të dobët, duhet të lënë popullin, pensionistët të moshuarit me 100 euro? Duhet t’ju vijë turp!
Lexo edhe
AKTUALITET
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania: Paguani gjobat e makinave me 50% ulje brenda 15 ditëve

VIDEO/ Aksident tek Tuneli i Elbasanit, karrotreci del nga rruga, automjeti nga korsia. Pamje nga vendngjarja

Dyshohet se përhapnin ideologji fetare te fëmijët, tre të arrestuar në Shkodër

EMRI/ Plagosje me thikë në Vlorë, një person në gjendje të rëndë

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë!





