
Ljubisa Karovic, ka folur për herë të parë për momentet dramatike që përjetoi gjatë një fluturimi të kompanisë Ryanair nga Greqia drejt Gjermanisë, kur u thith pjesërisht jashtë avionit pasi një dritare u dëmtua gjatë fluturimit. Në një intervistë për The Guardian, biznesmeni serb tregoi se kujtimi që e ndjek ende është zhurma e fortë që dëgjoi pak çaste përpara se kabina të humbiste presionin.
“Ajo zhurmë nuk më largohet nga mendja. Është gjëja e parë që më vjen ndërmend sa herë mbyll sytë për të fjetur”, rrëfeu ai. Karovic ishte ulur pranë dritares, në sediljen 11F, kur ndodhi incidenti. Në atë moment, avioni po fluturonte në një lartësi prej rreth 15 mijë këmbësh dhe me shpejtësi mbi 600 kilometra në orë. Forca e dekompresionit e tërhoqi pjesërisht jashtë kabinës, ndërsa ai humbi ndjenjat dhe pësoi dëmtime në kokë, qafë, kraharor dhe krah.
61-vjeçari beson se rripi i sigurimit ishte faktori kryesor që i shpëtoi jetën. “Nuk e di nëse ishte rripi apo fati, por sot jam gjallë. Kam ende dhimbje, sidomos në qafë dhe kokë, por falënderoj Zotin çdo ditë që mbijetova”, u shpreh ai. Sipas bashkëshortes së tij, Svetlana Karovic, reagimi i menjëhershëm i pasagjerëve ishte vendimtar për të shmangur tragjedinë. Ajo veçoi veçanërisht një udhëtar, për të cilin dyshon se ishte shqiptar. “Ai nuk u mendua dy herë. Ndihmoi me gjithë forcën për ta tërhequr sërish brenda avionit dhe më pas vendosi një valixhe për të bllokuar hapjen. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri për ne”, tha ajo.
Avokati i Karovicit, Vasilis Tsiaras, pretendon se pasagjerët ishin ata që ndërhynë të parët, ndërsa sipas tij ekuipazhi mbeti i tronditur dhe nuk reagoi menjëherë. Këto akuza janë mohuar nga Ryanair. Kompania ajrore deklaron se stafi zbatoi të gjitha procedurat e sigurisë, uli avionin në një lartësi të sigurt dhe më pas i dha ndihmën e nevojshme pasagjerit, duke e zhvendosur pranë bashkëshortes dhe duke siguruar asistencë mjekësore deri në uljen emergjente në Selanik. Pas disa ditësh trajtim në spital, Karovic është kthyer në shtëpi, por mjekët i kanë rekomanduar të mbajë mbështetëse për qafën për të paktën gjashtë javë. Ai pranon se përvoja e tmerrshme ka lënë gjurmë të thella dhe se tashmë e ka të vështirë të hipë sërish në një avion.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
22 Korrik09:30
Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
AKTUALITET
22 Korrik09:02
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, në vend...
AKTUALITET
22 Korrik08:55
Moti i keq mbërtheu Himarën duke e lënë pa drita! Shkoi nga Elbasani si grup mbështetës, punonjësi i OSHEE-së humb jetën…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
AKTUALITET
22 Korrik08:14
Stuhia “pushton” Sarandën! Pemë të thyera dhe dëmtim të fasadave të bizneseve, tre persona përfundojnë në spital
Stuhia e fuqishme që përfshiu Sarandën për vetëm pak minuta ka shkaktuar probleme në disa zona të qytetit bregdetar.
Rreth...
AKTUALITET
22 Korrik08:10
Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vran&eu...
AKTUALITET
21 Korrik23:46
Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente
Një zjarr ka rënë këtë të hënë në grumbullin e mbetjeve në fshatin Halil, në Fushë-Krujë, duke ...
AKTUALITET
21 Korrik23:26
Volkswagen dhe Mercedes “sundojnë” rrugët shqiptare: Jo Tirana, ja cili është qarku me numrin më të lartë të makinave për banorë
Numri i mjeteve rrugore në Shqipëri ka kaluar për herë të parë pragun e 1 milion njësive. Në fund të vitit 2025, n&...
AKTUALITET
21 Korrik23:16
Sarandë/ Stuhi e fortë shkakton probleme, rrëzohen pemë dhe bllokohen disa rrugë
Një stuhi e fortë, që zgjati vetëm pak minuta, ka përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar të Sarandës, duke ...
AKTUALITET
21 Korrik22:34
Një stuhi e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhet
Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turi...
AKTUALITET
21 Korrik22:10
“Çmendet” Labinot Rexha kap çekiçin dhe shemb shtëpinë, ja arsyeja
Një denoncim i bërë nga Labi ka ngritur shqetësime për rastet kur disa persona marrin përsipër punime, por nuk i realizojn&...