Toni Gogu vonon kërkesën e ekstradimit të Ermal Beqirit: Kemi shumë punë!

Ministria e Drejtësisë mësohet se nuk e ka dorëzuar akoma te autoritetet franceze dokumentin për ekstradimin e Ermal Beqirit, ndonëse mesditën e sotme u raportua se dokumentacioni në fjalë ishte përcjellë.
Ministria e Drejtësisë po përkthen ende materialin ku përfshihet vendimi i masës së sigurisë shpallur në dhjetor 2025 dhe akte nga fashikulli hetimor që do t’i bashkëngjiten letërporosisë.
Shkak mësohet se është bërë fakti se dosja është voluminoze dhe do të nevojiten edhe disa ditë të tjera nga kërkesa e përcjellë që u njoftua në rrugë zyrtare pas arrestimit të Beqirit nga vetë SPAK.
Po ashtu, raportohet se SPAK pritet të nisë edhe një kërkesë të dytë për ndihmë juridike në Francë prmes së cilës do të kërkojë vënien nën sekuestro të një kështjelle, dy avioneve, dy shtëpive dhe automjeteve qe dyshohen se i përkisnin biznesmenit Ermal Beqiri i kërkuar për dosjen e AKSHI-t.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri masiv në Mallakastër del jashtë kontrollit, evakuohen 15 familje nga fshati Riban

Betejë për zonat e mbrojtura apo zonat e mbetura?

‘E pa duke biseduar me të dashurën e tij dhe më pas...’/ Detaje nga vrasja e të riut shqiptar në Itali

Republika e betonit/ 13 milionë metra katrorë leje kombëtare ndërtimi në 13 vite

Qeveria aktivizon procedurën për anulimin e kontratës së Aeroportit të Vlorës

Mbyllen aplikimet/ Këta janë pesë kandidatët në garë për Prokuror të Përgjithshëm

VENDIMI/ Mashtruan me “letrat” në tenderin e dekoderave të RTSH, Renis Tërshana dhe Artan Xhori përjashtohen 1 vit nga prokurimet

Zjarri në Rriban të Mallakastrës merr përmasa të mëdha, flakët përfshijnë kurorat e pishave





