Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg avokaten Erida Lazimi, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ajo ka përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe dënohet me 8 muaj burg, por GJKKO ka pezulluar vendimin e dënimit të saj dhe ka vendosur ndaj avokates Lazimi 16 muaj shërbim prove.
Emri i Lazimit doli në dosjen “Toyota Yaris”, pasi Astrit Vladi dhe Erida Lazimin u akuzuan nga Prokuroria e Posaçme për ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari.
Biznesmeni Astrit Vladi në shtator 2020, kur dosja e vëllait të tij Elvis Vladi ishte në seancë paraprake, i kërkoi avokates Erida Lazimi që të ndikonte te gjyqtari për çështjen e tij dhe disa të tjerëve. Lazimi dyshohet se ka pranuar të ndërmjetësojë kundrejt përfitimeve monetare të parregullta.
Çfarë është dosja “Toyota Yaris”
Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit, një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.
Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve.
Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 May17:30
Çmimi i naftës godet edhe autoshkollat, shqetësimi ngrihet nga operatorët në Elbasan
Rritja e çmimit të karburantit po godet edhe biznesin e autoshkollave. Sipas operatorëve të këtij sektori në Elbasan, nëse ...
AKTUALITET
7 May17:22
Akuzat për korrupsion/ GJKKO çon për gjykim ish-prokurorin Kledian Llaho dhe 3 të tjerë
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj i...
AKTUALITET
7 May17:12
U helmuan 56 studentë të Akademisë së Policisë, këto janë pamjet brenda kuzhinës ku ushqimi ishte i kontaminuar
56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital pas një dyshimi për helmim ushqimor, ndërsa polici...
AKTUALITET
7 May17:04
Ilir Meta kërkon sërish zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO cakton datën e seancës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar GJKKO me një kërkesë për zëvendësimin e masës ...
AKTUALITET
7 May16:40
MIE thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes mbi disa mesazhe mashtruese që po qa...
AKTUALITET
7 May16:32
Protesta e PD-së, ja rrugët që do të bllokohen nesër
Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi që do të mbahet më 8 maj 2026, në orë...
AKTUALITET
7 May16:11
“AKSHI”/ Gjykata e Lartë nxjerr nga arresti shtëpiak Mirlinda Karçanajn
Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Fillimisht, ajo ishte vendosur n...
AKTUALITET
7 May15:51
E rëndë, një i ri gjendet i pajetë në lumin Osum
Gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari nga Berati, David Shehaj.
Ai ishte larguar nga banesa më 30 Prill dhe i ati kishte denoncuar në...
AKTUALITET
7 May15:16
Gjykata e Apelit në kolaps, rreth 57 mijë çështje në pritje të gjykimit në fund të 2025
“Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar”. Duket se kjo shprehje po vijon të gjejë vend për fat të keq ...