Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Trafik heroine me taksi, arrestohet 24-vjeçari/ Çfarë i zbuloi FBI-ja greke në shtëpi

P
Piranjat 7 April 2026, 17:41 · 1 min lexim
Trafik heroine me taksi, arrestohet 24-vjeçari/ Çfarë i

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e Atikës.

Arrestimi u bë mbrëmjen e së hënës, më 6 prill, në një zonë të Pireut, pas një operacioni të mirëorganizuar nga njësitë speciale të policisë, të njohura si “FBI grek”.

Sipas burimeve zyrtare, i riu u kap brenda një taksie, ku gjatë kontrollit iu gjetën më shumë se 3.2 kilogramë heroinë, si dhe rreth 500 gramë substancë që përdorej për përzierjen e saj, me qëllim hedhjen në treg.

Operacioni vijoi me kontrollin e banesës së tij, ku policia zbuloi edhe mbi 5.5 kilogramë heroinë të tjera, një presë hidraulike, peshore precize dhe pajisje të posaçme për përpunimin e drogës.

Në total, autoritetet sekuestruan 8,860 gramë heroinë, 420 gramë substancë me përbërje të panjohur, një presë hidraulike me kallëp metalik, dy peshore precize, një automjet, një taksi, 725 euro dhe dy telefona celularë.

34-vjeçari është shoqëruar në Prokurori, ku pritet të përballet me akuzat përkatëse.

Trafik heroine me taksi, arrestohet 24-vjeçari/ Çfarë i

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.