Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e së Keqes”, i zhvilluar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, për goditjen e një grupi kriminal shqiptar të dyshuar për trafikimin e kokainës nga Kolumbia drejt Greqisë.
Në operacionin, gjatë të cilit u sekuestruan 84 kilogramë kokainë, janë arrestuar shtatë persona, shumica e tyre shqiptarë.
Mes të arrestuarve është edhe një person i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për një vrasje në Shqipëri, si dhe një tjetër shtetas shqiptar, i konsideruar si lidhje e grupeve të narkotrafikut në Kolumbi.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se njëri prej të arrestuarve është emër i njohur në qarqet e biznesit në Shqipëri.
Kokaina fshihej në trëndafila
Sipas hetimeve, importuesi i dërgesave me trëndafila ishte një kompani që dukej si një biznes i rregullt, por në fakt dyshohet se ishte krijuar për të mbuluar aktivitetin kriminal.
Kompania ishte themeluar në vitin 2023, por hetuesit zbuluan se nuk kishte një seli apo staf real, ndërsa aktiviteti i saj i deklaruar nuk kishte lidhje me tregtinë e luleve.
Gjatë hetimit, autoritetet doganore dhe tatimore shqyrtuan historikun e importeve të kompanisë dhe zbuluan se, gjatë tetë muajve të fundit, ajo kishte kryer shtatë dërgesa të tjera me trëndafila nga Kolumbia drejt Greqisë.
Hetuesit dyshojnë se një ose dy dërgesat e para mund të kenë shërbyer si “test”, për të parë nëse metoda e transportit mund të përdorej pa u zbuluar. Në dërgesat e mëvonshme dyshohet se kokaina është futur brenda luleve.
Rruga kalonte nga Kanadaja
Autorët dyshohet se kishin planifikuar me kujdes itinerarin për të reduktuar mundësinë e zbulimit.
Në vend që dërgesat të transportoheshin drejtpërdrejt nga Kolumbia në Greqi, ato kalonin fillimisht përmes Kanadasë.
Sipas hetuesve, një dërgesë direkte nga Kolumbia mund të aktivizonte sistemet e analizës së riskut të autoriteteve doganore dhe policore. Për këtë arsye, trëndafilat dhe kokaina transportoheshin fillimisht në Kanada.
Atje lëshoheshin dokumente të reja transporti, ku një kompani kanadeze figuroi si dërguese, ndërsa një dyqan lulesh në Artemidha si marrës.
Megjithatë, dyshohet se edhe ky dyqan ishte vetëm një biznes virtual. Sipas hetimit, ambienti ku supozohej se zhvillonte aktivitetin ishte marrë me qira nga anëtarët e rrjetit vetëm pak ditë para mbërritjes së ngarkesës në Athinë.
Si fshihej kokaina në trëndafila?
Lulet që përmbanin ngarkesën e paligjshme ishin vendosur në 80 kuti. Sipas informacioneve të hetuesve, në çdo buqetë me 40 trëndafila, rreth 11 prej tyre ishin modifikuar për të transportuar kokainën.
Metoda konsistonte në ruajtjen e pjesës së sipërme të lules natyrale, ndërsa kërcelli zëvendësohej me një strukturë plastike. Brenda kërcellit plastik fshihej kokaina.
Në këtë mënyrë, edhe një kontroll standard nga një oficer doganor apo policie do ta kishte të vështirë të dallonte se disa prej kërcejve nuk ishin natyralë, por plastikë dhe përmbanin lëndë narkotike.
Një metodë e njohur për trafikantët
Kjo metodë nuk duket të jetë e re në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Raste të ngjashme të transportimit të kokainës nga grupe kriminale kolumbiane përmes dërgesave me lule janë regjistruar edhe më herët.
Në vitin 2023, për shembull, drogë u zbulua në një dërgesë me trëndafila në aeroportin e Amsterdamit, ndërsa një sekuestrim i ngjashëm ishte kryer në vitin 2018 nga autoritetet ruse në Shën Petersburg.
Arrestimet
Në operacionin për arrestimin e anëtarëve të rrjetit morën pjesë edhe forcat speciale EKAM dhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë Greke.
Dosja përfshin gjithsej nëntë persona, shtatë prej të cilëve janë arrestuar.
Shumica e arrestimeve u kryen në dyqanin e dyshuar të luleve në Loutsa, ndërsa personat që autoritetet i konsiderojnë si pjesëtarë kyç të rrjetit ishin vendosur në një vilë me qira në Marathon.
Gjatë kontrollit të vilës u gjet një sasi kokaine, si dhe mbetje të kërcenjve plastikë të luleve.
Këto prova kanë përforcuar dyshimet e autoriteteve se ambienti ishte përdorur për ruajtjen dhe përpunimin e drogës së importuar në dërgesat e mëparshme.
Mbrojtjen e katër prej të arrestuarve e ka marrë përsipër avokati i njohur Sakis Kechagioglou. Në çështje merr pjesë gjithashtu si avokat mbrojtës Manolis Vamvounakis.
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën gjat&e...
Pedagogu Shpend Gashi, i ftuar në News24 shpjegoi ndalimin nga policia në protestë. Gashi u shpreh se mëshiron ata që e ndaluan, sepse ...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Banorët e Durrësit kanë organizuar një protestë mbrëmjen e së enjtes të mbështetur nga deputetët e PD-së ...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
Vendimi parashikon “vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore nr.178/44, nr.152/43 dhe nr.182, në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, në një takim me strukturat e Policisë në Korçë,...
Një plagosje me mjete të ftohta dyshohet që është regjistruar mesditën e sotme të kolaudimi në Durrës. Ende nuk di...