Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

‘Trafik armësh nga Shqipëria drejt Spanjës’/ Çollaku: Ngarkesa u bllokua, përfshirje deri në nivele të larta

P
Piranjat 6 April 2026, 19:24 · 4 min lexim
‘Trafik armësh nga Shqipëria drejt Spanjës’/

Gazetari Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar ekzistencën e një rasti të dyshuar për trafik armësh nga Shqipëria drejt Spanjës, të zbuluar në 24 orët e fundit.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, Çollaku tha se bëhet fjalë për një ngarkesë të ndaluar aktualisht nga autoritetet për verifikim, e cila, sipas tij, konsiderohet si trafik armësh dhe jo tregti e rregullt.

Sipas gazetarit, çështja përfshin operatorë që mund të kenë tejkaluar kufijtë e licencave të tyre, ndërsa hetimi, sipas tij, nuk kufizohet vetëm në Shqipëri, por përfshin edhe vende të tjera të rajonit.

Çollaku pretendoi se informacioni është i njohur në nivele të larta shtetërore, duke përmendur dijeni nga Kryeministria dhe shërbimet informative, ndërsa shtoi se institucionet po përpiqen të mbajnë situatën të rezervuar.

‘Unë kam marrë vesh sot që ka ndodhur një gjë shumë e rëndë tjetër. Ëhë. Prapë në lidhje me trafikun. Një histori trafiku armësh e Shqipërisë, ndodhur në Spanjë, është çështje e 24 orëve, në nivele të larta të përfshirjes të qeverisjes shqiptare, me liçencë apo pa liçencë, janë operatorë që kanë kaluar tagrat e e tregtimit, dhe është konvertuar, pra një çështje shumë e rëndë ku institucionet shqiptare po vlojnë dhe po zihen që mos të thuhet kjo gjë, por trafik armësh nga Shqipëria, Spanja është dërgesa e ndaluar për momentin për verifikimet aktuale.

E një ngarkese që konsiderohet deri në momentin që ne po flasim si trafik armësh nga Shqipëria. Jo tregti. Trafik. Janë dhe vende të tjera të rajonit të përfshirë në këtë investigim. Ëhë. Vende të tjera të rajonit, ku Shqipëria po kapërcen këto kufij, meqë jemi në luftë ujku kërkon të përfitojë dhe nga lufta mbase...

Po. Kryeministria e di këtë gjë, shërbimi informativ e di këtë gjë, Policia e Shtetit nuk e di, s'është zgjuar akoma se s'ka çfarë bën, asaj vetëm i tregojnë kur dalin komunikatat. Dhe kjo është ngjarje shumë e rëndë dhe në vazhdën e trafikut.

Janë operatorë që në dijeninë time edhe kanë marrë licencë, por varet se çfarë kanë hedhur sipër ngarkesës, atë që jua lejon tagri ligjor i licencuar.

Në Spanjë nuk e di, për median spanjolle akoma, ka qenë shumë i rezervuar si informacion. Shumë i rezervuar. Miq të huaj që kanë marrë dijeni nga hetimi i kësaj ngjarje, në komunikimet që kam pasur, thonë që është duke u zhvilluar kjo ngjarje shumë e rëndë.

Janë marrë me hetimin. Dhe në këtë dijeni është edhe kryeministri i vendit, edhe shërbimi informativ shtetëror, të cilët janë edhe duke u zënë me njëri-tjetrin sepse na thatë s'na thatë në kohën e duhur. Por kjo është një vazhdimësi ku të preket prek trafik, o drogë, o armë.

Kjo sigurisht prish edhe shumë ekuilibra të tjerë në rajon, se dihet që kryeministri i vendit ka çuar krejt paratë e koncesioneve, të tenderave për lobing. Kjo është histori që mbase i duhen para shumë më tepër për hallet që ka. Por nuk do ketë avokatë kombëtarë e ndërkombëtarë ta shpëtojnë nga marrja e pandehur. Por kjo histori është e 24 orëve të fundit’, theksoi Basir Çollaku gjatë bisedës në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.