Trafik i rënduar në hyrje të Fierit, kolona automjetesh deri në 3 kilometra

Në mesditën e kësaj të premteje, hyrja në qytetin e Fierit është përballur sërish me trafik të rënduar, duke krijuar kolona të gjata automjetesh në aksin nacional nga kthesa e Patosit drejt qendrës së qytetit.
Sipas vëzhgimeve në terren, radhët e mjeteve arrijnë deri në tre kilometra, kryesisht në sensin e hyrjes në Fier, nga zona e Çezmës së Mbyetit deri pranë qendrës së qytetit. Fluksi i lartë i automjeteve ka shkaktuar lëvizje të ngadaltë dhe pritje për drejtuesit e mjeteve.
Në këtë aks qarkullojnë çdo ditë qytetarë që vijnë nga Mallakastra, Patosi, Roskoveci, Zharrza dhe fshatrat përreth, si dhe drejtues automjetesh që udhëtojnë drejt Fierit, Vlorës apo bregdetit të Semanit.
Në terren ndodhen patrullat e Policisë Rrugore, të cilat po menaxhojnë qarkullimin me qëllim lehtësimin e trafikut dhe garantimin e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e efektivëve të policisë për të shmangur bllokime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare! Ushtari i Ramës, Begaj i vulos dekretin

Shqiptari identifikohet si autori i grafiteve me kërcënime ndaj Giorgia Melonit, i ndalohet hyrja në Siena për 4 vite

Skandali/ Qeveria i ndez natën ‘tigrat’ e Vlorës, kërkon të fshehë tymin, ndotjen që i bën bregdetit

Përkujtohet Teodor Keko/ Gruaja që i kushtoi poezitë: Së afërmi një antologji me veprat e Dorit

Aksident i rëndë në aksin Fier-Shegan/ Furgoni përfundon në kanal, një i moshuar në gjendje të rëndë

VIDEO/ Dhjetëra familje e biznese në errësirë totale tek Shkëmbi i Kavajës: Asnjë masë nuk është marrë

“Ministrja u arratis”, gazetari publikon pamjet nga QSUT: Erdhi për propagandë , shmangu pyetjet dhe iku

“24 mijë paund dhe me ‘Range Rover’/ Investigimi i Sky News: Si kontrabandisti shqiptar transporton drejt Anglisë emigrantë me dokumenta ...





