Trafikonte drogë me postë nga SHBA, arrestohet 48 vjeçarja amerikania

Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar.
Një amerikane 48 vjeçare me iniciale Sh.I, e cila banonte në vendin tonë, kishte porositur një pako të ardhur nga SHBA. Gjatë kontrollit të saj u konstatuan karamele me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa në formë xhelatine, me një peshë totale prej rreth 572 gramësh.
Fillimisht rasti është zbuluar në doganë dhe më pas, për të identifikuar marrësin e dërgesës, policia organizoi një dorëzim të kontrolluar.
Një agjent i Antidrogës, i infiltruar si postier, dorëzoi pakon në adresën e shtetases amerikane. Menjëherë pasi ajo e mori në dorëzim, efektivët ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë.
Gjatë marrjes në pyetje, shtetasja amerikane ka deklaruar se nuk kishte porositur asnjë lëndë të jashtëligjshme dhe se pakoja e sekuestruar nuk ishte porositur prej saj.
Lexo edhe
AKTUALITET
Foli me emra për mafien shqiptaro-italiane, 4 të arrestuar pas vendosjes së tritolit ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci

EMRT/ Zbardhet plagosja me armë e Brian Syzos, identifikohen 4 autorët! Vihen në pranga 2 prej tyre

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

Shfrytëzimi i paligjshëm i inerteve në Valbonë, IKMT gjobit subjektin me 2 milionë lekë

Mbylli në shtëpi fëmijët e tij për të takuar një 14-vjeçare, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

Zjarr në kompleksin “Aura” në Laprakë! Banorët: Zjarrfikësja erdhi një orë me vonesë

Maliq/ Insekti i rrezikshëm bën kërdinë, shteti me zgjidhje gjeniale: "Spërkatni arat me dronë"

Zhduket një 9-vjeçar në Tiranë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur





