Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Trafiku i 250 kilogramë kokainë/ SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën, i arrestuar në Brazil

P
Piranjat21 September 2026, 20:45 · 2 min lexim
Trafiku i 250 kilogramë kokainë/ SPAK mbyll hetimet për Ervin

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj Ervin Matës, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës.

Pas rreth tre vitesh veprime hetimore, SPAK ka ngritur ndaj Matës akuzat për “Trafikim të narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit, atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet janë kryer nga shefi i Seksionit për Krimin e Organizuar në SPAK, Vladimir Mara.

Ervin Mata u arrestua në muajin prill në Brazil, në kuadër të procedurave të kërkuara nga autoritetet shqiptare. Pak ditë më parë, Gjykata Supreme Federale e Brazilit dha dritën jeshile për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga Ervin Mata ka trafikuar rreth 250 kilogramë kokainë. Ngarkesa dyshohet se ishte nisur nga Brazili dhe kishte destinacion aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, në fund të shtatorit 2022.

Ndaj Matës ishte caktuar në mungesë masa e sigurisë “arrest në burg” në tetor të vitit 2023.

Në lidhje me trafikun e kokainës, më herët janë dënuar edhe anëtarë të tjerë të grupit, me një total prej më shumë se 60 vitesh burgim.

Ervin Mata është i njohur për drejtësinë shqiptare edhe për përplasjen e bujshme me Ervis Martinajn në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në vitin 2018. Gjatë përplasjes mbeti i vrarë Fabian Gaxha, truproja e ish-bosit të lojërave të fatit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.