Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku u qëlluan me armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre, Refit Buzi. Në një prononcim për Euronews Albania, vëllai i Kostës rrëfeu momentet e para të ngjarjes dhe ngriti akuza ndaj institucioneve, duke pretenduar se kërcënimet e vazhdueshme nga autori ishin denoncuar prej kohësh.
“Kam qenë në gjumë në shtëpi. Ishte rreth orës 05:20-05:30 kur dëgjova krismat. U zgjova menjëherë, dyshova se kishte ndodhur diçka e rëndë, njoftova Policinë dhe mora makinën për të shkuar atje. Kur mbërrita, ai kishte qëlluar, kishte marrë mbesën dhe ishte larguar. Më pas erdhën ambulanca dhe Policia”, tha ai.
Sipas tij, konflikti kishte më shumë se një vit që kishte nisur dhe familja kishte bërë disa kallëzime ndaj autorit.
“Është një histori e gjatë, të paktën prej më shumë se një viti. Mbesa e kishte denoncuar në Tiranë, sepse i dilte përpara dhe i zinte rrugën. Ajo mori urdhër mbrojtjeje, i cili është ende në fuqi deri në dhjetor. Ne u përpoqëm ta zgjidhnim me mirëkuptim, me shpresën se nuk do të kishte më probleme, por sapo doli, për rreth 40 ditë dërgonte çdo ditë mesazhe kërcënuese në forma të ndryshme”, u shpreh ai.
Më tej, ai tha se pavarësisht kallëzimeve, autori u la i lirë nga drejtësia.
“Mbesa, bashkë me vëllanë tim, bënë denoncim. Policia e ndaloi, Prokuroria kërkoi masën e ndalimit, por Gjykata e la në arrest shtëpie. Ditën që doli, pa kaluar as një ose dy orë, kërcënimet vazhduan. I thashë inspektorit se ai po lëvizte lirshëm. Më tha: ‘Mbani kërcënimet dhe bëni ndonjë foto’. I thashë se nuk jam fotoreporter, por hajdeni se do e kap dhe merreni. Më tha se nuk lejohej”, rrëfeu ai.
I pyetur për gjendjen e mbesës, ai tha se ende nuk kishte mundur të fliste me të.
“Me mbesën, Rozalidën, ende nuk kam folur. Do të ulem ta dëgjoj, por është e traumatizuar.”
Në fund, vëllai i viktimës shprehu zhgënjimin e tij ndaj institucioneve, duke theksuar se tragjedia mund të ishte parandaluar.
“Ajo që kërkoj unë nuk kthehet më, por institucionet janë të buta, fasadë. Kishte mbi 40 ditë kërcënime dhe përsëri e nxorën. Kur një person është përsëritës, masat duhet të ashpërsohen, jo ta lëshosh. Kjo tragjedi nuk erdhi vetëm nga veprimet e një njeriu, por edhe nga dështimi për të zbatuar ligjin. Nëse shoqëria nuk reagon dhe ligjet nuk zbatohen, raste të tilla do të përsëriten”, tha ai.
Kosta Plaku humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Pas krimit, autori mori peng ish-bashkëshorten e tij, të cilën e liroi më pas pas negociatave me Policinë, ndërsa në fund i dha fund jetës.
Një masiv i madh shkëmbor është shembur këtë të shtunë në aksin nacional Burrel–Klos, në vendin e njohur...
Qytetarët po zhvillojnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë, ku kanë shprehur revoltën, mëllefin dhe pakënaqësin e akumu...
Një emigrant ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, ai...
Protestuesit kanë paralajmëruar se më 27 korrik kur do të mbahet edhe seanca e radhës parlamentare, do të jenë të pranis...
Një i moshuar ka deklaruar ditën e sotme se protesta i takon rinisë dhe do jetë ajo që do ta dërgojë vendin në zgje...
60-vjeçari Izet Ymeri u arrestua nga Policia e Fierit pasi plagosi me thikë kushëririn e tij pas një konflikti në Lushnjë. Ngjar...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa protesta hyn në ditën e saj të 56 të revolt...
Emigrantët shqiptarë janë mbledhur ditën e sotme në Mynih në Gjermani, ku kanë protestuar kundër zhvillimit të...
Biznesmeni Klodjan Allajbeu ka reaguar publikisht pas një sërë publikimesh në disa media dhe portale, ku janë ngritur aludime që l...