TRAGJIKE në Greqi/ Shqiptarja humb jetën pas lindjes së foshnjës, flet bashkëshorti

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi, ku një shqiptare ka humbur jetën pas lindjes. Familjarët e Vjosana Manës kërkojnë hetim të thelluar për mënyrën si ka ndodhur ngjarja.
Bashkëshorti i saj, Eneo Rushita zbuloi detaje nga ngjarja e rëndë, duke theksuar se mjekët nuk e lajmëruan që pas lindjes, dhe se bashkëshortja e tij do t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e mitrës për shkak se kishte pësuar hemorragji.
“Vjosana kishte planifikuar një lindje cezariane. Unë kërkoj hetime sepse kishim lindje të planifikuar më datë 24 qershor. Çdo gjë dukej normale në fillim, ma sollën foshnjën dhe më thanë që kishte një hemorragji të brendshme, dhe çdo gjë ishte në kontroll.
Në orën 3 pasdite takoj doktorin dhe më thotë që kishin futur në operacion të dytë dhe i kishin hequr mitrën, pa më kontaktuar.
Pas lindjes më thanë që e kishin operuar përsëri dhe duhet t’i hiqnin mitrën pasi kishte pësuar hemorragji.
Fillimisht më thoshin që nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Të nesërmen në mëngjes ndërroi jetë, mushkëria ishte mbushur me ujë. Presim analizat, nuk kanë dalë ende.
Nga autoritetet nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, u shpreh bashkëshorti i 35-vjeçares, Eneo Rushita.
Lexo edhe
AKTUALITET
Reagimi qytetar/ Sot protesta e 37 radhazi: Rama jep dorëheqjen e panegociueshme!

“Shqipëria nuk është në shitje”/ “Huffington Post”: Protesta po rritet, mobilizimi s’ka qenë kurrë kaq i madh! Kërkohet largimi i Ramës...

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

Dosja - Izraeliti Roy Garin, i Call-Centërave, mashtroi 288 gjermanë. Dëm ekonomik 26.1 mln €. Ja kodet e bashkëpuntorëve

Aktivisti Arbër Lleshi denoncon dhunën policore: Më dhunuan në makinën e policisë, më kërcënuan më mbyllin gojën





