Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Transporti publik drejt subvencionimit të naftës, nuk do të ketë reduktim shërbimi

P
Piranjat 1 April 2026, 13:29 · 3 min lexim
Transporti publik drejt subvencionimit të naftës, nuk do të

Me qëllim lehtësimin e kostove për transportin urban dhe interurban publik pas shtrenjtimit të çmimit të karburanteve, qeveria parashikon të rikthejë skemën për subvencionimin e naftës.

Pas kërkesa dërguar ministrive për marrjen e masave, Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban kanë zhvilluar ditën e sotme takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe minsitrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës Enea Karakaçi.

Kryetari i Shoqatës të Transportit Urban dhe Interurban Dashnor Memaj tha për “Monitor” se gjatë takimit  u vendos që shërbimi do vazhdoj dhe shteti do marre masa për subvencion.

Subvencionimi si masë mbrojtëse për sektorin u zbatua edhe në periudhën e krizës së vitit 2022 për shkak të luftës në Ukrainë. Në atë periudhë transporti publik u subvencionua me për naftën në masën 100 lekë për litër.

Memaj theksoi se ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë masa e subvencionit. Sipas tij, detajet pritet të përcaktohen në një takim tjetër që do të zhvillohet ditën e martë. Megjithatë, ai nënvizoi se për sektorin publik, subvencionimi do të jetë i pashmangshëm.

Në letrën dërguar ministrive shoqatat e transportit kërkuan më herët rishikimin e barrës fiskale mbi karburantin, veçanërisht në drejtim të akcizës dhe taksës së qarkullimit; 2- vlerësimin e një politike të veçantë për sektorin e transportit publik për heqjen e TVSH-së; 3- aplikimin e mekanizmave subvencionues ose kompensues, me qëllim garantimin e vijueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së këtij shërbimi në interes të qytetarëve.

Në të kundërt, nëse nuk merreshin masa operatorët paralajmëruan reduktim të shërbimit deri 30%.

Shqetësim për sektorin e transporti publik mbetet rritja e kostove.

Sipas operatorëve rritja e çmimit të naftës nga rreth 145 lekë për litër, përpara krizave të fundit, në rreth 214 lekë për litër, aktualisht, pra një rritje prej afërsisht 70 lekë për litër, ka sjellë një shtim të konsiderueshëm të shpenzimeve operative për operatorët.

“Kjo situatë rëndohet më tej nga pesha e lartë e komponentëve fiskalë në çmimin e karburantit, duke ushtruar një presion të vazhdueshëm mbi kapacitetin financiar të sektorit. Si pasojë, ruajtja e ekuilibrit ndërmjet kostove dhe të ardhurave, si dhe garantimi i të njëjtit nivel shërbimi, me të njëjtën cilësi dhe frekuencë po bëhen gjithnjë e më të vështira”, theksuan më herët operatorët./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.