Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

Tre ditë pritje për tre viktimat e Shkodrës, Bleona 24 vjeçare dhe dy fëmijët e mitur humbën jetën tragjikisht nga zjarri

P
Piranjat30 July 2026, 19:26 · 2 min lexim
Tre ditë pritje për tre viktimat e Shkodrës, Bleona 24

Familja Çelaj në Shkodër ka hapur dyert për të pritur miq dhe të afërm për ngjarjen e kobshme që ndodhi dje në fshatin Domën, ku nëna 24 vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur humbën jetën si pasojë e një zjarri që ra në shtëpinë e tyre të vjetër.

Bleona dhe dy vogëlushët, Amar dhe Anuar Çelaj mbetën të bllokuar në shtëpinë e vjetër të familjes, të cilën kishin planifikuar ta rindërtonin. Nëna e re me bashkëshortin Besmirin dhe dy fëmijët e mitur, jetonin në Gjermani dhe në Shkodër kishin ardhur për të kaluar disa ditë nga pushimet e verës. Gjatë qëndrimit, ata kishin planifikuar dhe rindërtimin e shtëpisë së vjetër të familjes.

Njoftimi mortor i familjes Çelaj

Me origjinë, ata janë nga fshati Domën, por prej vitesh ishin zhvendosur në fshatin Golem të Shkodrës dhe shtëpia e parë ishte vjetëruar e ishte bërë e pabanueshme.

Siç shihet dhe nga njoftimi mortor, pasditen e sotme Bleona dhe dy fëmijët Amar e Anuar janë përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa për 3 ditë me radhë dyert e zisë në familjen Çelaj do të jetën të hapur për të pritur miq e të afërm.

Ngjarja tragjike ka tronditur dy familjet Çobaj e Çelaj dhe mbarë opinionin publik, ndërsa autoritetet krahas mesazheve të ngushëllimit, kanë apeluar për kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta, veçanërisht me pajisjet e gatimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.