Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Tritol biznesit të vëllezërve Bulica nga Kukësi në Babrru, policia hesht për ngjarjen

P
Piranjat13 April 2026, 18:30 · 1 min lexim
Tritol biznesit të vëllezërve Bulica nga Kukësi në

Një shpërthim i fuqishëm me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm të datës 13 prill, në zonën e Babrrusë në bashkinë Kamzë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Sipas dëshmive të banorëve, shpërthimi është ndjerë në një perimetër të gjerë, ndërsa zhurma e fortë ka alarmuar të gjithë lagjen.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se lënda plasëse tritol, dyshohet të jetë vendosur në ambientet e një biznesi në pronësi të vëllezërve Bulica nga Kukësi, konkretisht në një Bar-Cafe dhe gomisteri që ata administrojnë në këtë zonë.

Paraprakisht, pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt të mundshëm dhe larje hesapesh, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar për motivet e kësaj ngjarjeje.

Deri në këto momente, policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin. Banorët e zonës pretendojnë se autoritetet po e mbajnë të fshehtë ngjarjen për motive ende të paqarta, ndërsa kërkojnë transparencë dhe reagim nga institucionet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.