Trump cakton ambasadorin e ri në Tiranë, kush është gjenerali që pritet të pasojë Yuri Kim

Presidenti amerikan Donald Trump ka përzgjedhur emrin e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Pas më shumë se dy vitesh që ambasada ka qenë pa ambasador, ai ka zgjedhur gjeneralin e pensionuar Eric Wendt si pasues të Yuri Kim.
Eric P. Wendt është një gjeneral-lejtnant i pensionuar i Ushtrisë së SHBA, i cili ka shërbyer së fundmi si komandant i 5-të i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, detyrë që e përfundoi në janar të vitit 2021.

Gjatë karrierës së tij, Wendt ka mbajtur disa poste të rëndësishme në strukturat ushtarake amerikane dhe ndërkombëtare. Ai ka shërbyer si Koordinator i Sigurisë i SHBA për Autoritetin Izraelito-Palestinez në periudhën 2017–2019, si shef shtabi i Komandës së Paqësorit të SHBA, si dhe në role të tjera drejtuese në operacionet speciale, përfshirë Korenë dhe Afganistanin.
Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, në fushën e ligjit dhe shoqërisë, ndërsa më pas ka përfunduar studimet master në çështjet e sigurisë kombëtare në Naval Postgraduate School. Ai u tërhoq nga ushtria në mars të vitit 2021, pas më shumë se 34 vitesh shërbim, ku përfshihen mbi 30 vite në forcat speciale si “Green Beret”.
Ai flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreançen.
Më herët, në vitin 2020, Presidenti Trump e kishte propozuar për ambasador në Katar, por kandidatura e tij nuk u konfirmua nga Senati para përfundimit të mandatit të Kongresit të atëhershëm.
Emërimi i tij në Tiranë pritet të rikthejë një ambasador të plotë në Shqipëri pas një periudhe të gjatë boshllëku diplomatik.
Lexo edhe
AKTUALITET
Detaje nga operacioni ndaj call center-ave në Tiranë. Dyshime për dekonspirim

Denoncimi/ Rritet çmimi i biletës për linjat inter-urbane, qytetarja: Nuk e përballojmë dot

Bastisja e 3 Call-centerave në Tiranë/ Ekzekutohen 8 masa sigurie

Nga 500 në 700 lekë, shtrenjtimi i naftës rrit biletën e transportit ndërqytetas Librazhd–Tiranë

Prindërit e Enton Janushit trokasin në Prokurorinë e Elbasanit, kërkojnë eshtrat e të birit që të kenë një varr për të





