Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari Erion Veliaj shtrohet në spital Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës...
AKTUALITET

Turizmi dhe mungesa e prodhimit rriti çmimet e peshkut dhe perimeve në korrik

P
Piranjat11 August 2026, 07:46 · 4 min lexim
Turizmi dhe mungesa e prodhimit rriti çmimet e peshkut dhe perimeve

Hendeku ndërmjet turizmit dhe bujqësisë sa vjen e zgjerohet, teksa numri i vizitorëve rritet dhe nga ana tjetër, prodhimi bujqësor tkurret vit pas viti.

Këto zhvillime siç tregojnë të dhënat po ndikojnë në rritjen e çmimeve të mallrave te shportës dhe në zgjerimin me ritme dyshifrore të importeve të ushqimeve.

Sipas INSTAT, gjatë muajit çmimet e perimeve shënuan rritjen më të fortë prej 10.1% gjatë korrikut, duke kaluar nga norma negative në fund të vitit të kaluar në një rritje dyshifrore.

Çmimet e perimeve u rritën në një kohë kur prodhimi vendas është në kulmin e tij në serra dhe në fushë.

Kërkesa e shtuar nga strukturat hoteliere dhe shërbimet ushqimore ka krijuar presion mbi prodhimin vendas, i cili nuk ka qenë në gjendje të përballojë këtë rritje të menjëhershme.

Si pasojë, tregu është orientuar drejt importeve, shpesh me kosto më të larta, duke reflektuar menjëherë këtë presion në çmime. Të dhënat e 6-mujorit nga tregtia e jashtme tregojnë se importet e ushqimeve gjatë kësaj periudhe ishin 14% më të larta se në janar-qershor 2025.

Në korrik gjithashtu u vu re një rritje jo e zakontë e produkteve të peshkut me 9.4%. Ky zhvillim lidhet drejtpërdrejt me kërkesën e lartë nga restorantet dhe hotelet në zonat turistike, të cilat gjatë sezonit veror funksionojnë me kapacitet të plotë dhe kërkojnë sasi të mëdha furnizimi ditor.

Teksa kërkesa është rritur nga turizmi, të dhënat zyrtare mbi peshkimin dhe kultivimin e peshkut ishin më rënie në 2025. Në kushtet kur prodhimi vendas në peshkim dhe akuakulturë mbetet i kufizuar, tregu po mbështetet gjithnjë te importet, duke e bërë çmimin më të lartë.

Në të njëjtën linjë janë edhe produkte te tjera te shportës ushqimore. Mishi ka shënuar rritje prej 4.6% në korrik, ndërsa qumështi, bulmeti dhe vezët janë rritur rreth 3.1%, duke treguar se presioni i kërkesës po përhapet në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Edhe ushqimet e gatshme dhe produktet e tjera ushqimore po ndjekin të njëjtën tendencë, të ndikuara nga rritja e konsumit në sektorin e shërbimeve.

Nga ana tjetër, disa produkte kanë shënuar rënie, kryesisht për shkak të ofertës sezonale. Frutat kanë rënë me -3.0%, duke reflektuar prodhimin e bollshëm të verës, ndërsa vajrat dhe yndyrnat kanë treguar stabilizim pas luhatjeve të mëparshme.

Edhe drithërat kanë mbetur relativisht të qëndrueshme, pa ushtruar presion të fortë mbi inflacionin.

Zhvillimet e viteve të fundit tregojnë një ndryshim në burimet e inflacionit. Nëse më parë çmimet ndikoheshin kryesisht nga tregjet ndërkombëtare, aktualisht janë faktorët e brendshëm, si turizmi dhe dobësitë strukturore të prodhimit vendas, që po marrin rolin kryesor.

Rritja e flukseve turistike po krijon një kërkesë të menjëhershme dhe të përqendruar për ushqime, ndërsa oferta vendase në rënie dhe e pamjaftueshme për t’u përshtatur shpejt.

Situata përforcohet edhe nga zhvillimet në tregtinë e jashtme. Të dhënat për 6-mujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se importet e ushqimeve janë rritur me 14% në sasi.

Rritja më e madhe është vërejtur në importet nga vende si Kroacia dhe Moldavia, kryesisht për drithëra dhe zarzavate, çka tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më shumë te furnizimi i jashtëm për të përballuar kërkesën në rritje.

Konsumatorët vendas po përballen me një presion të dyfishtë, nga njëra anë rritja e kërkesës nga turizmi, dhe nga ana tjetër mungesa e një prodhimi vendas konkurrues dhe të mjaftueshëm.

Kjo krijon një konkurrencë të drejtpërdrejtë për të njëjtat produkte, duke rritur çmimet në tregun vendas./ Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.