Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Turizmi në vendnumëro edhe në shkurt, rritje 0.03 % pas rënies në janar

P
Piranjat25 March 2026, 12:30 · 3 min lexim
Turizmi në vendnumëro edhe në shkurt, rritje 0.03 % pas

Turizmi nuk ka arritur të kapë ritmin pozitiv të rritjes as në muajin e dytë të vitit, pas rënies në janar.

Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve tregojnë se të huajt që hynë në Shqipëri ishin vetëm 0.03 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë, duke treguar kështu një “ngecje” në ecurinë e sektorit.

Ashtu si janari, edhe shkurti në përgjithësi u përkufizua nga një mot aspak i qëndrueshëm, diçka që, sipas turoperatorëve, ka pasur ndikim direkt te të huajt që vizitojnë Shqipërinë.

Kjo periudhë përfshin kryesisht grupet e organizuara që kanë interes për ture kulturore, por edhe individët që bëjnë rezervime të momentit të fundit falë linjave me kosto të ulët, por për asnjërën prej tyre shkurti nuk është parë i favorshëm.

INSTAT vlerëson se gjatë muajit shkurt 2026, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 1.100.681 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

”Ky tregues ka pësuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me shkurt 2025. Gjithashtu, 1.090.650 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i takon hyrjeve në Shqipëri, shtetas shqiptarë janë 584.450 (rritje me 7,6 %), ndërsa shtetas të huaj 516.231 (rritje me 0,03 %).

Daljet nga Shqipëria: shtetas shqiptarë 572.854 (rritje me 5,3 %), shtetas të huaj 517.796 (rënie me 1,0 %). Rajonet e hyrjes së shtetasve të huaj: Evropa Jugore kontribuon me 85 % dhe Evropa Perëndimore me 5 % të hyrjeve nga Evropa” thuhet në publikimin e INSTAT.

Pavarësisht një starti jo pozitiv në dy muajt e parë, pritshmëritë e turoperatorëve janë që viti 2026 të jetë një tjetër vit i mirë për turizmin, nxitur nga vijimi i interesit që të huajt po tregojnë për vendin.

Artikujt promovues vazhdojnë t’i japin jehonë, ndërsa edhe rrjetet sociale, edhe pse në një ritëm më të ngadaltë, vijojnë ta kenë Shqipërinë si destinacion të përmendur në masë. Një tjetër zhvillim që mund të rrisë ardhjen e të huajve drejt Shqipërisë është konflikti i fundit mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, diçka që ka bërë që vizitorët t’i qëndrojnë larg vendeve pranë konfliktit.

Në përgjithësi, pritshmëria është që rritja këtë vit të jetë në të njëjtat nivele si në vitin 2025, por theksi vihet te marrja e masave për të përmirësuar problemet e një viti më parë, duke ruajtur kështu qëndrueshmërinë e interesit për Shqipërinë si destinacion./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.