U arrestua në Dubai/ Kush është Nexhmedin Danaj? Pjesë e grupit të Visit të Pojës dhe pronari i televizionit "Vlora Cable"

57-vjeçari Nexhmedin Danaj është arrestuar provizorisht në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Danaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Hetimi lidhet me trafik ndërkombëtar të kokainës dhe me një rrjet aktiviteti mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera europiane. Në operacionin “Ura” u lëshuan 52 masa sigurie nga autoritetet shqiptare dhe italiane.
Në kuadër të operacionit “Ura”, u raportua edhe për sekuestrimin e pasurive dhe kompanive që autoritetet dyshonin se lidheshin me aktivitetin kriminal. Në listën e raportuar përfshihej edhe “Dubai Inn” dhe “Vlora Cable”, të lidhura me Danajn. Nexhmedin Danaj është i njohur si pronar i kompanisë “Vlora Cable” në Vlorë, një shoqëri që operon në fushën e televizionit kabllor dhe ofron shërbime televizive për qytetin e Vlorës. Televizioni ‘Vlora Cable’ që është sekuestruar në Vlorë, rezulton të jetë në pronësi të Nexhmedin Danajt, i cili në emër të gruas Algerta Fejzullau ka një tjetër biznes, “Dubai Inn”, në fushën e hoteleri dhe turizmit.
Sipas hetimeve, dyshohet se 57-vjeçari, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, ai akuzohet se ka përdorur metoda të sofistikuara financiare, përfshirë transferta digjitale, për kryerjen e pagesave të konsiderueshme në disa shtete, me qëllim blerjen e lëndëve narkotike. Ndërkohë, vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 57-vjeçarit drejt Shqipërisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Arrestimi i Nexhmedin Danajt/ Policia jep detaje: Si pronari i “Vlora Cable” blinte drogë me transferta digjitale

Reagimi nga arratia Arbër Habilaj: Kamarieri goditi i pari me gotë vëllain! Babai i tij OPGJ në polici, manipuloi ngjarjen

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut

8 mln euro për kompaninë e ‘grupit Aruba’, Bashkia e Tiranës i jep 2 tendera ‘Erald G’

Zjarri përfshin Therepelin në Skrapar, rrezikohen katër fshatra dhe një stacion gazi

Banorët e Lagjes 15 në Durrës protestojnë për infrastrukturën: Ndërhyrje urgjente para sezonit të shirave

18-vjeçari rrëfen dhunën në hotelin në Golem: Jam ndjekur nga katër persona, më kanë bllokuar rrugën dhe më kanë goditur





