U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK për pastrim të parave të kokainës, Ilir Shtufi do të ekstradohet në Shqipëri

Gjykata e Apelit e Selanikut ka vendosur të pranojë ekstradimin e biznesmenit shqiptar Ilir Shtufi drejt Shqipërisë, duke miratuar ekzekutimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.Biznesmeni 53 vjeç, kërkohet nga drejtësia shqiptare nën akuzat për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash, vepra penale që, sipas autoriteteve, lidhen me raste të trafikut të drogës në Tiranë.
Ai u arrestua në qershor të këtij viti në një hotel në Selanik nga efektivët e Nëndrejtorisë së Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, pas informacioneve të përcjella nga INTERPOL-i.
Gjatë seancës gjyqësore, Shtufi kundërshtoi ekstradimin, duke mohuar akuzat ndaj tij. Ai deklaroi se po përballet me një proces të motivuar politikisht, duke pretenduar se autoritetet shqiptare e kanë vënë në shënjestër për shkak se mbështet opozitën në Shqipëri. Gjithashtu, ai shprehu frikë për sigurinë e tij dhe vuri në dyshim paanshmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar.
Pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata e Apelit e Selanikut vendosi të miratojë kërkesën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku ai do të përballet me procesin gjyqësor për akuzat e ngritura nga Prokuroria shqiptare.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri i madh përfshin magazinën në Shkozet, gjysma e Durrësit mbetet pa drita

Dosja SASPAC/ Ermal Kurtulaj lirohet nga qelia dhe kalon në arrest shtëpie

Financial Times: Shqiptarët nuk duan që ishujt e tyre tu shiten Trump dhe Kushner

Dhunoi të miturin 2-vjeçar, arrestohet edukatorja e kopshtit privat në Tiranë

“E rraha sepse nuk po e duroja dot më, nuk flinte gjumë”/ Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi 2-vjeçarin në kopshtin “Lala”...

Iu dogj vajza me dy fëmijë të mitur/ Nëna e 24-vjeçares: Vajza më dhunohej nga bashkëshorti

U bllokua në Malin e Çikës, shpëtohet pas 12 orësh turisti çek

“Jo vetëm avionë, Ermal Beqiri në Francë ka edhe…”/ Braho: E kishim lokalizuar! Ja kërkesa që i kishim dorëzuar Parisit





