Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
AKTUALITET

U arrestua për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, gjykata liron nga qelia ish-kandidatin e PS

P
Piranjat10 July 2026, 18:05 · 2 min lexim
U arrestua për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, gjykata liron nga qelia

Ish-zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës, Daniel Gjura, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër për ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas burimeve për mediat, vendimi është marrë nga gjyqtarja Enkeleda Halilaj, e cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për zbutjen e masës së sigurisë.

Në vend të masës "arrest në burg", të vendosur më 17 qershor 2026, gjykata ka caktuar masat "detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore" dhe "ndalim i daljes jashtë shtetit".

Po ashtu, Gjura është detyruar të paraqitet pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër çdo të hënë të dytë të muajit, në orën 12:00.

Gjykata ka urdhëruar lirimin e tij, me kusht që ndaj tij të mos ketë ndonjë masë tjetër sigurie ose dënim penal në fuqi.

Daniel Gjura, i njohur edhe si ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, u arrestua mbrëmjen e 7 korrikut, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. Ndaj tij ishte caktuar masa "arrest në burg" për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Falsifikimit të dokumenteve", të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i ish-zyrtarit erdhi vetëm pak ditë pasi Policia e Dibrës goditi një skemë të dyshuar për tjetërsimin e pronave në këtë qark, ku në hetim u përfshinë edhe disa zyrtarë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.