Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri...
AKTUALITET

U arrestua për një arkë me peshk, Kushtetuesja “rrëzon” Rovena Vodën

P
Piranjat10 August 2026, 19:55 · 2 min lexim
U arrestua për një arkë me peshk, Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë ankimin e ish-zëvendësministres Rovena Voda, e cila pretendoi, mes të tjerash, se një deklaratë e ish-kryeprokurorit të SPAK kishte shkelur prezumimin e pafajësisë.

E ekspozuar në hetimet e Prokurorisë së Posaçme gjatë bisedave të dy të pandehurave, Majlinda Hasani dhe Florinda Beu, e cila synonte të punësohej me ndërhyrjen e ish-zv.ministres, SPAK i ngarkoi asaj korruptimin me një arkë peshk, një telefon dhe një mijë euro.

Nga 2021, kur u prangos për këto dyshime dhe, pasi e shleu me masën e arrestit shtëpiak dënimin me një vit burg, Voda insiston se u paragjykua.

Ish-zv.ministrja e Brendshme arsyeton në ankimin kushtetues se, teksa gjendej ende nën gjykim pranë Apelit të Posaçëm, Altin Dumani, në atë kohë kreu i SPAK, e konsideroi sukses dënimin e saj përfundimtar.

Por për ish-zyrtaren, që me vendim gjyqësor e ka të ndaluar të marrë funksione për pesë vite, kjo deklaratë për mediat u dha në një kohë kur ajo ende nuk ishte dënuar, duke ndikuar në gjyqësor.

Voda u gjykua këtu në GJKKO dhe nuk e pranoi akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Voda i përmend Kushtetueses në ankimin individual se u dënua pa asnjë provë, bazuar në thashetheme që përmenden në përgjimet e dy të pandehurave të tjera.

Gjykata Kushtetuese thekson se çështja e provave është kompetencë e gjykatave më të ulëta. Kushtetuesja nuk e pranon pretendimin se Vodës iu shkel prezumimi i pafajësisë.

Argumenti i gjyqtarëve kushtetues është ai i dënimit të saj mbi bazën e provave dhe jo duke u bazuar në deklaratat e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Fajësia e saj u përcaktua tej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe arsyetuar mjaftueshëm në këtë drejtim, thuhet më tej në vendim.

Ndaj, duke e çmuar të ezauruar këtë çështje, Kushtetuesja vendosi të mos e trajtojë ankimin individual në seancë plenare. Pas këtij momenti, proteston që ish-funksionarja t’i drejtohet Strasburgut.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.