Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

U arrestuan pas arratisë së Hasan Ferracakut, Gjykata jep vendimin për katër efektivët e policisë

P
Piranjat 7 July 2026, 18:55 · 2 min lexim
U arrestuan pas arratisë së Hasan Ferracakut, Gjykata jep vendimin

Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas arratisjes së Hasan Ferracakut nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, janë lënë të lirë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, gjykata vendosi ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”, duke i lënë të hetohen në gjendje të lirë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Nën hetim janë inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari, Dioniz Hotaj dhe punonjësi Ridvan Zefi. Sipas AMP-së, ata dyshohet se nuk kanë ushtruar siç duhet detyrën për mbikëqyrjen e Verracakut, çka mundësoi largimin e tij nga banesa ku po qëndronte në zbatim të masës së sigurisë.

Ndërkohë, ndaj Hasan Verracakut është regjistruar procedim penal për veprën “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka shkelur kushtet e vendosura nga gjykata.

Verracaku është një nga personat nën hetim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë në qershor të vitit 2021, ku humbën jetën katër persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Pas përfundimit të afateve të paraburgimit, ndaj tij ishte caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa ruhej 24 orë nga efektivët e Policisë së Shtetit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.