U braktis nga shteti, amaneti i mësuesit hero për politikanët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën, ku mësuesi Alban Bejleri ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. I diplomuar në dy fakultete, ai ishte dërguar të jepte mësim në një zonë të thellë malore, ku përballonte çdo ditë rrugë të gjatë në këmbë, pavarësisht problemeve të tij shëndetësore.
Sipas familjarëve, Bejleri përshkonte rreth 16 kilometra në ditë për të dhënë mësim për vetëm dy nxënës. Ai u gjet i pajetë në rrugë, ndërsa dyshohet se nuk arriti t’i mbijetojë lodhjes dhe gjendjes së rënduar shëndetësore. Rasti i tij ka ngritur shqetësime për kushtet në të cilat punojnë mësuesit në zonat e thella.
Xhaxhai i tij, Besim Bejleri, në deklaratën e tij theksoi se ai “vdiq në mes të rrugës dhe la një amanet të madh”, duke bërë thirrje ndaj politikës: “Kujdes o politikanë, mos u tallni me shëndetin e të tjerëve.” Ai kërkoi që personat e sëmurë të jenë pranë familjes dhe të mos përballen me kushte të tilla të vështira pune.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Denoncimi i qytetarit: Autoboti shkarkon ujërat në fushën ku luajnë çdo ditë fëmijët

26-vjeçari pranon se bleu drogën: Mendova se vajza shqiptare kishte një krizë epileptike

Mbyllën qenin në ballkon dhe ikën drejt Greqisë, zjarrfikësit ndërhyjnë dhe shpëtojnë kafshën shtëpiake në Vlorë

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Adoleshenti futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion në Tiranë, 24-vjeçarja e plagos me thikë

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri turk në vendin tonë

Përdori të miturin për të shitur drogë, Prokuroria çon në gjyq efektivin e “Shqiponjave”







