U denoncua nga 10-vjeçari për ngacmim seksual, adoleshenti arratiset në Greqi

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen "Zinxhira", pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.
Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Artan Hoxha zbulon lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

Alarm për sulme të mundshme në Shqipëri? Lala: Rreziku lidhet me kampin e muxhahedinëve në Manzë

E rëndë në Gjirokastër/ 10-vjeçari kallëzon se u ngacmua seksualisht

Grabitën orë Rolex dhe bizhuteri, kapen “skifterët” shqiptarë

I dënuar në Itali, shqiptari refuzon ekstradimin nga Britania: Kam plane për të bërë fëmijë

Babai i dy fëmijëve gjendet i vrarë në banesë, zbardhet shkaku

Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Qytetarja dhunohet nga fqinji i prindërve të saj

EMRI/ Gjendet i vdekur në banesë 40-vjeçari në Fier, dyshimet





