U denoncua nga Piranjat/ Pas arrestimit të vëllezërve Gjonaj, procedohet bashkëshortja e njërit prej tyre pasi kërcënoi gazetaren

Javën e shkuar emisioni Piranjat transmetuan rastin e Arbër Gjonajt babai i cili kishte përdorur vajzën e tij 15 vjeçare si pjesë e një skeme mashtrimi. Ai e kishte përfshirë minorenen në një fejesë fiktive, duke i ngritur prindërve të dhëndërrit imagjinar, një kurth të mirëmenduar, të denjë për një skenar filmi.
Pas publikimit të rastit, policia ka arrestuar dy vëllezërit ndërsa kanë nisur hetimet edhe për bashkëshorten e Arbër Gjonajt, pasi ka kërcënuar gazetaren e emisionit “Piranjat”, Jonida Mukja.

Rasti:
Zeneli, i cili shihet edhe në video, është babai i dhëndërrit, njëkohësisht personi që në cilësinë e mikur të ri, kontaktohej vazhdimisht nga Arbri.
Duke parë që gjendja ekonomike e familjes së nuses nuk ishte e mirë, Zeneli tregohet gjatë gjithë kohës dorëlëshuar, duke ia plotësuar çdo kërkesë babait të vajzës. Por e vërteta del shpejt zbuluar pas një udhëtimi të vajzës drejt gjermanisë, bashkë me babain e saj, por udhëtim i thënshin, sepse në fakt, nuk u bë asnjëherë.
Pas këtij momenti kur disa gjëra dolën në dritë, Arbri dhe familja e tij u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë, duke ndërprerë çdo kontakt me familjen e mashtruar.
Pasi Piranjat morën të gjitha faktet, dhe mësuam vendndodhjen e Arbrit, i cili për çudinë punonte brenda një institucioni arsimor, shkuan për tu përballur me të dhe për të dëgjuar versionin e tij të historisë, që nuk mund të ishte aspak i ndryshëm nga historia e mashtrimit që na i tregua nga Zeneli.
Babi i 15 vjeçares nuk pranoi asnjë nga akuzat që ju bënë, por nuk zgjati shumë dhe Arbër Gjonaj u shoqërua në polici, për t’u lënë i lirë pak orë më vonë.
Por Zeneli nuk ishte rast i izoluar.
Vetëm pak orë pas publikimit të asaj çfarë kishte ndodhur, u mor një denoncim tjetër.
Ndërsa skema ishte e njëjtë.
Ata kishin një katalog minorenesh, por kjo nuk ka asnjë rëndësi për këtë grup mashtruesish që i kanë vënë syrin viktimës së radhës. Dhe kush zgjidhet do të thoni ju? Vajza e Arbrit, e njëjta që e kishin fejuar me djalin e Zenelit. Pra e njëjta skemë, të njëjtën njerëz dhe të njëjtin mashtruesish.
Të gjendur përballë mikrofonit të Piranjave, shkues Albani e humb qetësinë me të cilën mashtronte dhe viktimat e tij.
Sharje. Ofendime dhe në fund një arrestim.
Efektivët e Komisariatit numër 6 në kryeqytet bënë arrestimin e tij.
Ndërsa në pranga po ashtu ra dhe vëllai i tij, Arjel Gjonaj, i cili nuk u përmbajt aspak në fjalorin e rrugës që përdori. Ata tashmë do të përballen me tre akuza, ndërsa hetimet ndaj skemës së tyre mashtruese vijojnë./Piranjat news
Lexo edhe
AKTUALITET
Alarmohen banorët/ Zjarr në një pallat në Lushnjë, dyshohet se një prej pronarëve i vuri flakën shtëpisë

Sarandë/ 53-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, çfarë dyshohet

Fluks i lartë në Kakavijë për Pashkët ortodokse, mbi 7 mijë persona lëvizën në kufi brenda 24 orëve

U vra në pronën e tij/ Autori tregon dinamikën: Artur Çangu më qëlloi me kosë në krah, pastaj...

“Refuzoj të flas gjuhën standarde”/ Spaho reagon pas deklaratës së deputetes socialiste: Idiotësira për të tërhequr vëmendjen





