Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
AKTUALITET

U denoncua nga Piranjat/ Jet Ski rrezikoi jetën e pushuesve, Policia vendos vetëm 100 mijë lekë gjobë për mungesë jelekësh

P
Piranjat 5 August 2026, 21:12 · 3 min lexim

Pas publikimit të një videoje ditën e sotme nga Piranjat News, ku një Jet Ski lëviz me shpejtësi të lartë mes pushuesve në plazhin e Velipojës dhe pa jelekë shpëtimi, Policia e Shkodrës reagoi me një komunikatë ku sqaron se mjeti ishte në pronësi të një operatori turistik dhe se drejtuesi është ndëshkuar me një gjobë prej 10 mijë lekësh, për faktin se tre personat në mjet nuk ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Por problemi i denoncuar nuk ishte vetëm mungesa e jelekëve. Në video shihet qartë një Jet Ski që lëviz me shpejtësi të lartë në korridorin e hyrje-daljes, fare pranë personave që lahen në det. Ky korridor nuk është krijuar që mjetet ujore të futen me shpejtësi ekstreme, por që hyrja dhe dalja e tyre të bëhet me shpejtësi të kufizuar dhe duke respektuar rregullat e sigurisë, pikërisht për të mos rrezikuar jetën e pushuesve.

Në vend që të japë përgjigje për këtë shkelje të dukshme, Policia zgjedh të ndëshkojë mungesën e jelekëve, duke anashkaluar thelbin e ngjarjes. Një gjobë prej 10 mijë lekësh në një rast të tillë është krejtësisht disproporcionale me rrezikun që është krijuar dhe nuk shërben as si ndëshkim, as si masë parandaluese.

Edhe një herë, Policia lë përshtypjen se, sa herë që denoncohen raste flagrante në bregdet, mjaftohet me komunikata formale dhe masa minimale, në vend që të zbatojë ligjin me të njëjtën forcë ndaj kujtdo. Kjo mënyrë veprimi vetëm sa ushqen bindjen se përballë personave me ndikim apo të fortëve që veprojnë në zonat turistike, shteti zgjedh të mbyllë një sy.

U denoncua nga Piranjat/ Jet Ski rrezikoi jetën e pushuesve, Policia vendos

Njoftimi i Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen pa jelekë shpëtimi, duke lundruar me Jet Ski, sqarojmë se:

Nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare rezultoi se mjeti lundrues Jet Ski, i certifikuar për të mbajtur 3 persona, është në pronësi të një operatori turistik, me administrator shtetasin F. Sh.

Videoja është filmuar ndërkohë që 3 punonjës të operatorit turistik po lundronin brenda korridorit nr. 2, i destinuar për hyrje-daljen e mjeteve lundruese.

Drejtuesi i mjetit lundrues u shoqërua në Stacionin e Policisë Kufitare Pulaj dhe u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinjë, për mosrespektim të rregullave të sigurisë gjatë lundrimit, (pasi nuk ishin pajisur me jelekët e shpëtimit 3 shtetasit).

Policia e Shtetit apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të sigurisë gjatë përdorimit të mjeteve lundruese, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.