U denoncua nga Piranjat pasi ngacmoi seksualisht të miturën, nis procedim penal ndaj 64-vjeçarit

Pas denoncimit të emisionit investigativ “Piranjat”, të rastit të 64-vjeçarit, Qazim Karafili, policia lokale ka nisur procedimin penal ndaj tij, duke referuar materialet në prokurori.
I moshuari, ka kryer veprime të turpshme, nëpërmjet komunikimit telefonik, me një shtetase të mitur.
“Pas publikimit të një rasti në emisionin investigativ “Piranjat”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Q.K., 64 vjeç, banues në Strenec, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, nëpërmjet komunikimit telefonik, me një shtetase të dyshuar të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithçka nis disa javë më parë, kur në redaksi mbërrin një denoncim nga një nënë e shqetësuar.
Vajza e saj, vetëm 13 vjeçe, kishte hapur një profil në Facebook dhe kishte filluar të merrte mesazhe nga një burrë i moshuar, i cili jo vetëm komunikonte në mënyrë të papërshtatshme, por edhe i ofronte para. E alarmuar nga përmbajtja e bisedave, nëna vendos ta bëjë publike situatën.
Nga verifikimi i komunikimeve rezulton se mesazhet e dërguara nga 65-vjeçari janë të një natyre shqetësuese dhe të papranueshme për çdo standard.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pas faqes së Kuvendit, hakerohet edhe Posta Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona!

Familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të ekzekutorit

Ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim vendimi, KPA rrëzon 13 kërkesa

Përdori korsinë e biçikletave për t'i shpëtuar trafikut, gjobitet me 120 mijë lekë shoferi

Aksident pranë Shkallës së Tujanit, makina përfundon në kanal






