U denoncua nga Piranjat për abuzime te Syri i Kaltër, shkarkohet drejtori i AKZM-së në Vlorë

Pas denoncimit të publikuar nga redaksia e Piranjat News është shkarkuar nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë, Martin Goriçi, i cili u përfshi në një seri akuzash për abuzim me detyrën, nepotizëm dhe shkelje të ligjit në administratën publike.
Denoncimi, i shoqëruar me video, ngrinte dyshime serioze mbi mënyrën e menaxhimit të zonës së mbrojtur të Syrit të Kaltër.
Sipas informacionit të bërë publik, pretendohej se Goriçi kishte lejuar dhe favorizuar aktivitete të paligjshme nga një subjekt privat, i lidhur familjarisht me të.
Sipas dëshmisë së denoncuesit, individë të paautorizuar vendosnin tarifa për turistët që vizitonin zonën, ndërkohë që të ardhurat nuk kalonin në kanalet zyrtare shtetërore.
Po ashtu, aktiviteti zhvillohej edhe gjatë orëve të mbrëmjes, madje duke shoqëruar turistë në ambiente private, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe ligjshmërinë.
Më tej, denoncimi theksonte se personi i përfshirë ishte i punësuar në Bashkinë Gjirokastër dhe paralelisht ushtronte aktivitet në zonën e mbrojtur, duke e kthyer këtë në një “biznes familjar” në kurriz të pasurisë publike.
Pas publikimit të këtyre të dhënave dhe reagimit publik, autoritetet kanë ndërmarrë masën e shkarkimit të drejtorit, ndërsa pritet që rasti të ndiqet më tej për verifikime dhe përgjegjësi ligjore./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Dibër/ 30-vjeçari qëllon veten me thikë. Policia tregon çfarë ndodhi

Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, ja kandidati që kryeson listën

Akuzat - Italia e kishte dënuar për trafik droge dhe grabitje, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Albcontrol bën humor anglez/ 350 mijë euro për informacionin e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, por fluturime nuk ka

Operacion në Itali, zbulohet bazë e dyshuar kriminale me lidhje shqiptare





