U denoncua nga Piranjat/ Zaptim në bregdetin e Vlorës, nis procedimi penal për ndërtim të paligjshëm në det për shtetasin Olsen Sherifaj

Pak ditë më parë Piranjat publikuan një skemë zaptimi të hapësirave publike dhe zhvillimin e aktiviteteve pa leje në bregdetin e Vlorës duke ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve dhe ndikimin politik në këto procese.
Në qendër të kësaj çështjeje është Aljon Çakërri, drejtor i Qendrës së Peshkimit në Vlorë, i cili sipas denoncimeve dhe verifikimeve në terren rezulton i përfshirë në zhvillimin e një aktiviteti për mjete ujore në zonën e Triportit, në dëm të hapësirave të dedikuara për peshkatarët. Aktiviteti rezulton i regjistruar në emër të Olsen Sherifaj, ortakut te Çakërrit, por sipas dëshmive në terren është ky i fundit që shfaqet si personi që menaxhon realisht operacionin.
Pas publikimit të rastit në emisionin Piranjat, Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal për shtetasin Olsen Sherifaj, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vendosur pa leje, inerte dhe goma automjetesh, në det, në Triport, me qëllim ndërtimin e një moli.
Burime për Piranjat bëjnë me dije se Policia e Vlorës dhe IKMT kanë qenë ditën e djeshme ne vendngjarje ku kanë verifikuar shkeljet e publikuara në emision.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve te Komisariatit te Policise Vlore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vendosur pa leje, inerte dhe goma automjetesh, ne det, në Triport, me qëllim ndërtimin e njé moli.
Lexo edhe
AKTUALITET
Siguria ushqimore lë për të dëshiruar! Gonzato ''shuplakë'' Ramës: BE nuk arrihet me fjalë...

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 39-vjeçari, një tjetër mbetet i plagosur

Jamarbër Malltezi: Çdo institucion i këtij shteti është ndotur nga Irena Gjoka

Lezha përmbytet me 20 minuta shi, shkak punimet pa cilësi

Operacion antidroge në Tiranë, lëshohen 30 urdhëra arresti

Skandali në Portin e Durrësit/ Kuçana: Aktiviteti po bllokohet qëllimisht, skema për uzurpimin e pasurisë kombëtare

Aleanca mes klaneve rome dhe mafies shqiptare të kanabisit/ Policia spanjolle nis një mega-operacion

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka, shtyhet seanca në GJKKO





