U denoncua nga PIRANJAT/ Zhvillohet sot seanca për kryebashkiaken e Tropojës, Zyra Islamaj

U denoncua nga emisioni investigativ Piranjat, duke ngritur dyshime të forta për abuzim me detyrën në Bashkinë e Tropojës, sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakes në detyrë, Zyra Islamaj, e cila përballet me akuza për korrupsion pasiv.
Zyra Islamaj, e cila ushtronte kompetencat e kryetares pas arrestimit të Rexhë Byberit, pas denoncimit të rastit nga emisioni Piranjat, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “korrupsion pasiv”.
Kryetarja në detyrë e Bashkisë përmes një tenderi të hapur, ka ndërhyrë tek ndërtuesi Rrok Gega, në mënyrë që ky i fundit të ndërtonte një urë mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. SPAK thotë se Islamaj planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Skënder Hita mbledh drejtuesit e lartë të Policisë së Tiranës, porositë që u la

Protesta në Shkup për ‘Shqipen’/ Studenti: Ministria e Drejtësisë është “albanofobe”

Balluku ankimim kundër pezullimit nga detyra, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO. Ja momenti kur hyn në Gjykatë

Korrupsioni/ Artan Hoxha: Nga punonjës shteti në milionerë, skema si u kthyen zyrtarët e administratës në investitorë

Sot seancë/ Në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

Shqipëria, nyja lidhëse e trafikut të armëve në Ballkan

Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare





