U dënua me 17 vite burg pasi vrau kamarierin, Erjon Llapushi: S’kërkoj mëshirë, por të vërtetën

Erjon Llapushi, i dënuar me 17 vite burg për vrasje me dashje të kamarierit Gazment Kurmaku, më 2021, ka reaguar me një deklaratë, ku kundërshton mënyrën se si është cilësuar penalisht ngjarja dhe kërkon që rasti i tij të rivlerësohet mbi bazën e provave dhe standardeve ligjore.
Sipas materialit të përcjellë nga familja e të kërkuarit gazetares Anila Hoxha, Erjon Llapushi thotë se nuk mohon tragjedinë dhe dhimbjen e familjes së viktimës, por këmbëngul se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të vrarë.
“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi. Nuk kam pasur armë, plan, konflikt të mëparshëm apo qëllim për të vrarë. Si mund të quhet vrasje me dashje një goditje e vetme me grusht?”, shprehet ai në deklaratë.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit e dënoi Erjon Llapushin me 17 vite burg për vrasje me dashje të Gazment Kurmakut.
Prokuroria e kishte cilësuar ngjarjen si “vrasje me dashje” dhe kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vite burg.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përfshihet nga flakët një varrezë makinash, një re e zezë tymi mbulon zonën! Zjarrfikësit në vendngjarje

Rama ‘ngrin’ kufirin me Kosovën nga frika e protestës, reagon qeveria kosovare

Diaspora po ndëshkohet/ Me telefon në dorë, polici regjistron makinat për t’i gjobitur

Protestë kombëtare për largimin e Ramës, autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

U ekstradua nga Gjermania, Gjykata e Posaçme cakton masën detyrim paraqitje për Denada Toda

I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Shkaktoi zjarrin masiv në Malin e Shëngjinit, prangoset 57-vjeçari. Policia: Tentoi të fshehë provat

EMRAT/ Kultivuan 1.8 ton kanabis me sera në Berat, GJKKO jep dënimet për 17 të pandehurit! Ja sa vite burg do të bëjë secili





