Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

U ekstradua nga Gjermania, Gjykata e Posaçme cakton masën detyrim paraqitje për Denada Toda

P
Piranjat 4 July 2026, 16:05 · 1 min lexim
U ekstradua nga Gjermania, Gjykata e Posaçme cakton masën detyrim

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për Denada Toda, e cila u ekstradua nga Gjermania drejt Tiranës për llogari të SPAK. GJKKO pranoi kërkesën e prokurorit të SPAK, Behar Dibra, duke caktuar këtë masë më të lehtë sigurie ndaj Todës, e cila dyshohet për veprën penale “zbulim i të dhënave të akteve sekrete”, në kuadër të hetimeve të operacionit “Plumbi i Artë 2”.

Denada Toda është motra e Regis Runajt, i cili u vra në korrik të vitit 2020 në Elbasan. Për këtë ngjarje janë dënuar me vendim të formës së prerë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Sipas SPAK, gjatë periudhës shtator-tetor 2020, kur ushtronte detyrën si sekretare gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, Toda dyshohet se u ka përcjellë personave të ndryshëm dokumente sekrete, duke komprometuar sekretin hetimor.

Ajo ka shërbyer për më shumë se 10 vite si sekretare gjyqësore në gjykatat e Tiranës dhe Elbasanit, ku ka punuar pranë ish-gjyqtares Pajtime Fetahu.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.