U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen nga AMP dy policët e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet, të dyshuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Hetimi dhe prangosja e tyre erdhi menjëherë pas publikimit të disa pamjeve filmike në rrjetet sociale më datë 16.07.2026, ku efektivët shfaqeshin duke kryer veprime korruptive gjatë detyrës.
Të arrestuarit janë inspektorët e Patrullës së Përgjithshme, shtetasi D. B., 25 vjeç, dhe shtetasi E. K., 23 vjeç. Ndaj dy efektivëve të rinj rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim.
AMP njofton se po vijojnë veprimet intensive hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të dokumentuar përgjegjësinë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar tashmë organit të akuzës për ndjekje të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Rasti tronditës në Australi - Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari, arrestohet edhe i ati si bashkëpunëtor në krim

IKMT me dorë të hekurt në Dhermi, pezullon e gjobit disa subjekte

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, paralizohet qarkullimi
PS voton e vetme rendin e ditës/ Miratohen një sërë projektligjesh dhe rezolutat për punën e 10 institucioneve

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut/ Mbetet në fuqi pezullimi nga funksionet

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen Dorina Hoxha, shfuqizohet vendimi i rektorit Artan Hoxha





