Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

U gjetën shkelje të kushteve higjeno-sanitare, AKU bllokon mbi 110 ton fruta perime në Shkodër!

P
Piranjat11 April 2026, 16:33 · 2 min lexim
U gjetën shkelje të kushteve higjeno-sanitare, AKU bllokon mbi 110 ton

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar mbi 100 ton fruta-perime të një subjekti në Shkodër pas një kontrolli për sigurinë ushqimore.

Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se pas kontrollit u konstatuan shkelje të rënda të kushteve higjieno-sanitare në ambientet e përpunimit të produkteve.

Për këto shkelje, AKU ka vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh, si dhe ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit të subjektit, për shkak të rrezikut serioz që paraqiste për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

Produkti i bllokuar do të qëndrojë i sekuestruar deri në përfundim të procedurave ligjore dhe vendimit përfundimtar për asgjësimin e tij.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës ka ndërmarrë një tjetër aksion, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore në vend.
Trupa e AKU-së ka kryer një inspektim jashtë planit në subjektin Elidon Bala, me aktivitet “trajtim/ambalazhim fruta-perime”.

Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar shkelje të rënda lidhur me respektimin e standardeve higjeno-sanitare, në ambientet ku trajtohet produkti ushqimor.
Për këtë arsye, AKU ka marrë një sërë masash të menjëhershme administrative:

•Gjobë në vlerën 500,000 lekë, referuar Ligjit nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), bazuar në nenin 68, pika 1, gërma (h), për shkelje në kundërshtim me nenin 23, mosrespektimi i kërkesave ligjore mbi kushtet higjieno–sanitare për sigurinë dhe trajtimin e produkteve ushqimore;

•Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit prodhues, referuar Ligjit nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, neni 46, pika 1, si masë urgjente administrative në rastet kur konstatohet rrezik serioz për interesin publik dhe sigurinë ushqimore;

•Bllokim i produktit në sasinë 110 ton, deri në përfundim të procedurave ligjore dhe vendimmarrjes për asgjesim, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mosrespektim të kushteve higjeno sanitare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.