
56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital pas një dyshimi për helmim ushqimor, ndërsa policia ka arrestuar kuzhinierin dhe një teknologe ushqimi të kompanisë së kateringut që furnizonte institucionin.
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, studentët u dërguan një ditë më parë (6 maj) për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, pasi dyshohet se u helmuan nga ushqimi i konsumuar në ambientet e Akademisë së Sigurisë.
Autoritetet bëjnë me dije se të gjithë studentët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ka shpallur në kërkim administratoren e kompanisë së kateringut, shtetasen A. T., 52 vjeçe.
“Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.
Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast:
-arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani;
-shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen A. T., 52 vjeçe.
Punohet për kapjen e shtetases A. T., individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve””, thuhet në njoftim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 May17:04
Ilir Meta kërkon sërish zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO cakton datën e seancës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar GJKKO me një kërkesë për zëvendësimin e masës ...
AKTUALITET
7 May16:40
MIE thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes mbi disa mesazhe mashtruese që po qa...
AKTUALITET
7 May16:32
Protesta e PD-së, ja rrugët që do të bllokohen nesër
Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi që do të mbahet më 8 maj 2026, në orë...
AKTUALITET
7 May16:11
“AKSHI”/ Gjykata e Lartë nxjerr nga arresti shtëpiak Mirlinda Karçanajn
Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Fillimisht, ajo ishte vendosur n...
AKTUALITET
7 May15:51
E rëndë, një i ri gjendet i pajetë në lumin Osum
Gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari nga Berati, David Shehaj.
Ai ishte larguar nga banesa më 30 Prill dhe i ati kishte denoncuar në...
AKTUALITET
7 May15:16
Gjykata e Apelit në kolaps, rreth 57 mijë çështje në pritje të gjykimit në fund të 2025
“Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar”. Duket se kjo shprehje po vijon të gjejë vend për fat të keq ...
AKTUALITET
7 May14:56
Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Zhupa: Çfarë kontrollesh kemi për sigurinë ushqimore? Paguajmë çmimet më të larta
Deputetja Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend u ndal te situata e rëndë ku 56 studentë të Akademisë së Siguris&eu...
AKTUALITET
7 May14:53
Kumbaro: Nis zbatimin programi “Pas Shkolle” në shkollat e Tiranës
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare se ka nisur zbatimin programi “Pas Shkol...
AKTUALITET
7 May14:37
Hita: Ja si do informohen qytetarët për ngjarjet e rënda kriminale
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj, ka dalë këtë të enjte, më 7 maj, në një konferencë për med...
AKTUALITET
7 May14:12
Djegia e makinës së gazetarit Curri/ Instituti Ndërkombëtar i Shtypit: Shqetësime të reja për sigurinë e medias
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon sulmin e dyshuar me zjarrvënie që shkatërroi makinën e gazetarit Sami Curri dhe u b&eu...