Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

U kap me dhjetëra doza kokainë, burg për 48-vjeçarin shqiptar në Britani

P
Piranjat29 June 2026, 21:11 · 2 min lexim
U kap me dhjetëra doza kokainë, burg për 48-vjeçarin

Një shtetas shqiptar është dënuar me 5 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kap me dhjetëra doza kokaine gjatë një kontrolli rutinë të policisë në Northampton.

Bashkim Bushati, 48-vjeç, u ndalua më 25 mars, pasi efektivët e policisë konstatuan një automjet BMW të lidhur me aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, të parkuar në Northampton Road, në zonën e Harpole.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në derën e automjetit 51 doza të veçuara të një substance që dyshohej të ishte kokainë, ndërsa shqiptarit iu sekuestruan edhe 395 paund dhe një telefon celular.

Pas arrestimit, autoritetet zbuluan se Bushati kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në kundërshtim me një urdhër deportimi të mëparshëm.

Gjatë marrjes në pyetje ai mohoi çdo lidhje me drogën, duke pretenduar se makina i përkiste një shoku dhe se punonte në një lavazh automjetesh në Milton Keynes, ku paguhej në dorë. Megjithatë, ai u akuzua për posedim me qëllim shpërndarjen e kokainës dhe për hyrje të paligjshme në Britani në shkelje të urdhrit të dëbimit.

Në paraqitjen e parë në Gjykatën e Kurorës në Northampton, Bushati pranoi fajësinë për të dyja akuzat. Më 29 maj ai u dënua me 5 vite e 6 muaj burg, raportojnë autoritetet britanike.

Përveç dënimit me burg, shqiptari do të duhet të paguajë edhe një tarifë prej 228 paundësh pas lirimit, ndërsa gjykata urdhëroi konfiskimin dhe shkatërrimin e lëndës narkotike dhe telefonit të sekuestruar.

Hetuesja e çështjes, Katharine Wood, deklaroi se ky dënim tregon angazhimin e policisë për të goditur shpërndarjen e drogës dhe për të çuar para drejtësisë personat e përfshirë në aktivitete të tilla kriminale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.