U kapën 60 kilogramë kanabis dhe armë zjarri, zbardhen emrat e 15 të arrestuarve

Zbardhen emrat e 15 personave të arrestuar nga operacioni antidrogë të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku u goditën disa grupe kriminale që shisnin lëndë narkotike.
Të arrestuarit janë: Arsen Shahollari, Ilir Baruti, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli.
Policia bëri me dije se ka sekuestruar mbi 60 kg kanabis, mbi 2 kg kokainë, 4 armë zjarri (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, 14 celularë, peshore elektronike dhe 3 automjete.
Në total, policia ka identifikuar 36 persona pjesë të këtyre grupeve që shisnin drogë të llojeve të ndryshme. Masa e sigurisë është ekzekutuar për 15, ndërsa në kërkim janë ende 16 të tjerët. Ndërkohë që 5 të tjerë, sipas policisë, janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet pas 3 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Final”.
Goditen disa grupe që shitnin lëndë narkotike.
Identifikohen 36 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 15 pjesëtarë të grupit. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 16 të tjerëve.
5 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Si rezultat i punës hetimore intensive të kryer gjatë 3 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Final”, për goditjen e disa grupeve që shitnin lëndë narkotike.
Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 15 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht:
-A. Sh., 31 vjeç; I. B., 66 vjeç; V. A., 29 vjeç; Xh. Gj(B)., 26 vjeç; J. I., 28 vjeç; E. O., 47 vjeç; A. Ç., 42 vjeç; A. G., 41 vjeç; K. N., 26 vjeç; A. C., 21 vjeç; S. D., 32 vjeç; E. M., 29 vjeç; E. H., 25 vjeç; E. I., 30 vjeç; G. H., 37 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, gjatë periudhës hetimoe dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, janë gjetur dhe sekuestruar: 60 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, 14 celularë, peshore elektronike dhe 3 automjete.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. M., E. K., A. K., E. M. dhe I. C..
16 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku

Jep dorëheqjen kreu i IMT-së në Durrës, Ilir Ngresi

SKANDAL/ Çmendet drejtori i shkollës në Elbasan, u merr ushqimin nga dora nxënësve dhe ushtron dhunë ndaj tyre

Policia zbarkon te ‘Equos Resort’, ekzekutohet vendimi për sekuestrimin e pasurive të Ergys Agasit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karuranteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina





