AKTUALITET

U kthye për të festuar ditëlindjen e vajzës, burri nga Gramshi e vr*u në praninë të saj! Detaje nga ngjarja tragjike në Greqi

Piranjat Përditësimi i fundit 26 August 2026, 17:07
U kthye për të festuar ditëlindjen e vajzës, burri nga

Gruaja shqiptare 44-vjeçare nga Gramshi ishte kthyer në Rodopi të Greqisë për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj të mitur. Atje ajo gjeti vdekjen tragjike nga dora e ish-bashkëshortit të saj, i cili e goditi me thikë dhe më pas tentoi të vetëvritej.

Sipas informacioneve të medias lokale Chronos, 53-vjeçari Bujar Meco dhe 44-vjeçarja Esma Meco ishin të ndarë prej një periudhe.

Gruaja punonte në mënyrë sezonale jashtë Rodopit dhe ishte kthyer në fshat me rastin e ditëlindjes së vajzës së tyre 16-vjeçare.

Sipas informacioneve, 53-vjeçari e goditi gruan me thikë në pjesën e sipërme të qafës, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas ai plagosi veten dhe konsumoi një lëng, që dyshohet se mund të ketë qenë naftë.

Në momentin e ngjarjes, në shtëpi ndodhej edhe vajza 16-vjeçare, e cila ishte në një dhomë tjetër dhe ishte ajo që njoftoi autoritetet se babai i saj kishte sulmuar nënën.

Sipas Chronos, gruaja u transportua nga njëri prej djemve të saj në Spitalin e Përgjithshëm të Komotinës, por ajo kishte ndërruar jetë. Pritet kryerja e autopsisë.

Hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti për Hetimin dhe Zbulimin e Krimeve në Komotini.

Autori i dyshuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nën masa të rrepta sigurie në spitalin “Sismanoglio”.

Bëhet e ditur se në vitin 2022, në Heraklion të Kretës, 53-vjeçari ishte arrestuar në flagrancë, pasi ishte akuzuar për kërcënim brenda familjes ndaj viktimës.

Njoftimi i Policisë

Në mesditën e sotme, 26 gusht 2026, në një vendbanim të Rodopit u arrestua një shtetas i huaj, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ndaj të arrestuarit është ngritur dosje penale nga Departamenti për Hetimin dhe Zbulimin e Krimeve në Komotini, për vrasje me dashje, dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për armët.

Më konkretisht, në mesditën e 26 gushtit 2026, një grua e huaj u gjet nga një familjar brenda banesës së saj, në një vendbanim të Rodopit, me plagë të shkaktuara nga një objekt i mprehtë. Ajo u transportua në spitalin e Komotinit, ku u konstatua vdekja e saj.

Menjëherë, policia ndërmori veprime të koordinuara dhe kreu këqyrjen e vendit ku ndodhi krimi. Si rezultat, u arrestua edhe bashkëshorti i saj, po ashtu shtetas i huaj, i cili dyshohet se e ka plagosur me thikë dhe më pas ka plagosur veten. I dyshuari u transportua me ambulancë në spital, ku po qëndron i shtruar nën mbikëqyrjen e policisë.

Policia thekson se në vitin 2022, në Heraklion të Kretës, i dyshuari ishte arrestuar në flagrancë për kërcënim brenda familjes ndaj viktimës.

Nga vendi i ngjarjes u sekuestruan dy thika. Hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti për Hetimin dhe Zbulimin e Krimeve në Komotini. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?