
Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet për mungesë mjekësh në urgjencën e Spitalit të Kefalonia, pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 19-vjeçarja Myrto, me origjinë shqiptare.
Rasti është nën hetim nga komandanti i Rajonit të 6-të Shëndetësor, Elias Theodoropoulos, pas dyshimeve të ngritura në ishull se në momentet e para të mbërritjes së ambulancës së EKAB mund të ketë pasur mungesë stafi dhe vonesa në ndërhyrjen e mjekëve specialistë. Megjithatë, burime spitalore i kanë mohuar këto pretendime, duke deklaruar se ekipi mjekësor ka reaguar menjëherë dhe ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme.
Sipas informacionit zyrtar, ambulanca e EKAB mbërriti në urgjencë pak para orës 05:00 të mëngjesit, me 19-vjeçaren në gjendje kritike pasi ishte gjetur pa ndjenja në sheshin qendror të Argostoli. Ajo ishte transportuar nga ekipet e shpëtimit pasi, sipas hetimeve, ishte braktisur më herët në vendngjarje nga tre persona të dyshuar.
Në spital, mjekët dhe infermierët kanë kryer reanimim kardiopulmonar për rreth një orë, si dhe intubim dhe trajtim me medikamente urgjente, por pa sukses. Më pas u konstatua se pacientja kishte pësuar arrest kardiak. Sipas burimeve mjekësore, ekzaminimi mjeko-ligjor në Patra ka evidentuar edemë pulmonare, ndërsa analizat toksikologjike dhe histologjike pritet të përcaktojnë shkaqet përfundimtare.
Në një reagim në rrjetin X, Georgiadis deklaroi se mjeku i turnit dhe specialistët janë aktivizuar brenda minutave, duke theksuar se kardiologu ka mbërritur në urgjencë në më pak se dy minuta, ndërsa anesteziologu në pak minuta më vonë. Ministri shprehu ngushëllime për familjen, ndërsa theksoi se të gjitha procedurat janë ndjekur sipas protokollit, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar të renë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Prill12:58
Aksident i frikshëm në Itali, kamioni përplaset me furgonin. Vdes italiani, shqiptari në luftë për jetën
Aksident i rëndë rrugor në Itali.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Friuli të Italisë, ku një...
AKTUALITET
16 Prill12:53
EMRI/ Zbulohet “nyja” e internetit për Call Center-in mashtrues në Tiranë
Zbardhen detaje nga hetimi dy vjeçar për goditjen e një rrjeti call center-ash në Tiranë, të përfshirë në mashtri...
AKTUALITET
16 Prill12:29
Iu shiste doza kanabisi adoleshentëve, arrestohet 22-vjeçari
Një 22-vjeçar i dyshuar se shpërndante lëndë narkotike për adoleshentët e shkollave është arrestuar ditën ...
AKTUALITET
16 Prill12:23
Ankohet i arrestuari, i vendos kusht gjykatës: Më transferuan me tendencë, eci dy orë në zhul
Asllan Plaku është ankuar në gjyqin për dosjen “Plumbi i Artë” për transferimin nga Durrësi në Burrel
Ti ...
AKTUALITET
16 Prill12:20
Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për dosjen “5D”, me të pandehur, Redi Mollën, Taulant Tusha dhe Mariglen Q...
AKTUALITET
16 Prill12:17
Shkaktoi aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan
Një 29-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident....
AKTUALITET
16 Prill12:05
Raporti i KLSH ‘nxin’ Bashkinë e Sarandës, mbi 5 mijë ha pasuri të paregjistruara
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bashkinë Sarandë evidenton një rritje të ndjeshme të shpenzimeve ope...
AKTUALITET
16 Prill11:26
Trupi i shqiptarit ishte futur në një thes me blloqe betoni, familjes iu bë presion të mos e kërkonte
Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e Miklovan Dakajt në Spanjë. Sipas medieve spanjolle, trupi i tij ishte futur në nj&eum...
AKTUALITET
16 Prill11:00
“Nuk dal, do dogjem bashkë me shtëpinë” –Zjarrfikësi rrëfen sekondat dramatike nga shpëtimi i të moshuarës te kompleksi"Arlis"
Zjarrëfikësi Jonus Murataj ka rrëfyer detajet e një prej ndërhyrjeve më dramatike të karrierës së tij, shpët...
AKTUALITET
16 Prill10:35
Zjarri në kompleksin “Arlis”, i shkaktuar nga disa të mitur? Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë
Zjarri i fuqishëm që përfshiu një pallat 12-katësh në rrugën e Dibrës, pranë zonës së njohur si “...